Featured
Derisa Spitali i ri në Ferizaj s’po ndërtohet, në të vjetrin mijëra euro investime
Në vitin e kaluar Ministria e shëndetësisë kishte vendosur që të ndërtojë Spitalin e Rajonal në Ferizaj, për të cilin kishte parashikuar se do të kushtonte rreth 9 milionë euro, e më pas e rriti këtë shumë në rreth 12 milionë.
Por, jo gjithçka shkoi siç u planifikua. Ndërtimi i këtij spitale as tash, pas më shumë se 1 viti, nuk ka filluar, madje as procedurat fillestare, , që do jepnin dritën e gjelbër për punime, nuk kanë përfunduar, shkruan Ndërtimi.info.
Në lidhje me këtë spital Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), ka anuluar dy herë tenderin.
Derisa, ndërtimi i këtij spitali nuk po shihet të jetë afër, Spitali i Përgjithshëm në Ferizaj ka hapur një tender për disa renovime në objektin e tij, konkretisht demontimi i çatisë te hyrja e Emergjencës dhe ndërrimi i ullukëve, lavamanit dhe i guacave, në disa pjesë të repartit.
Këto renovimi janë paraparë se do të kushtojnë rreth 10 mijë euro (9,999.00 €), shkruan Ndërtimi.info
Kompanitë e interesuara për këtë tenderë afatin e fundit për ofertim e kanë më 30 tetor 2017 në ora 12:00, ndërsa po me këtë datë, në ora 12:30 mbahet takimi për hapjen e tenderëve, në ambientet e Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt.