Aktuale
Deputetja Pacolli kërkon masa urgjente për sigurinë e ndërtimtarëve

Punëtorët e ndërtimit në Kosovë, konsiderohet më të rrezikuar në vendine tyre të punës. Kjo pasi vdekjet më ët shpeshta dhe lëndimet në vendin e punës ndodhin në këtë sektor, për shkak të kushteve jo të mira të punës, shkruan Ndërtimi.info.
Në lidhje me kushtet jo të përshtatshme të punës në këtë sektor, ka reaguar deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.
Ajo, ka publikuar një foto ku shihen disa punëtorë duhke punuar në katin e njëmbëshjetë të një ndërtese pa masa sigurie.
Bazuar në këtë foto dhe ngjarjet e të kaluarës në këtë sektor, Pacolli ka kërkuar nga institucionet që të ndërmarrin masa urgjente ndaj kompanive të ndërtimit, te cilat nuk ofrojnë kushte të sigurisë për punëtorët.
“Siç mund të shihni në katin e 11-të të kësaj ndërtese tre punëtorë janë duke punuar pa asnjë masë sigurie. Shumë punëtorë kanë humbur jetën sepse kanë punuar në këto kushte. Punëtorët vazhdojnë të rrezikojnë jetën e tyre sepse nuk kanë rrugë tjetër ndërsa shteti po vazhdon të mbyllë sytë. Qeveria e Kosovës Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale @Inspektoriati i Punës duhet urgjentisht të merrni masa ndaj kompanive private dhe t’i detyroni të plotësojnë kushtet e nevoshme për siguri në punë në çdo vendpunishte. E keni obligim t’i mbroni punëtorët e këtij vendi. Ose bëjeni punën siç duhet ose jepni dorëheqje. #përtëdrejtatepunëtorëve #përsigurinëpunë #përpagëtëdinjitetshme”, ka shkruara ajo.
