Aktuale
Demokracia Plus monitoron OShP-në, rritet numri i ankesave
Pakënaqësitë e ankesat e operatorëve ekonomik në tenderët e ndryshëm si kërkesë të së drejtësi së tyre adresohen në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OShP), e që kjo e fundit më pas shqyrton ankesat.
Numri i këtyre të fundit ka shënuar rritje, kjo thuhet nga Demokracia Plus e cila po bënë monitorimin e gjitha seancave të OShP-së.
Sipas performimit të OShP gjatë muajve qershor-tetor, del që 30 përqind e vendimeve të marra janë në kundërshtim me rekomandimin e ekspertëve, gjë e cila sipas Demokracia Plus mund të jetë përshkak të ekspertizës së dobët apo mos dëgjueshmërisë së panelit.
Ndërsa, siç edhe njofto Isuf Zejnaj i cili ka publikuar të gjeturat nga monitorimi del se nga 285 raste, 184 raste janë evidentuar me vonesa në vendimmarrje.
“Si ka performuar Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) gjatë muajve qershor – tetor 2018?
- 30% të vendimeve të marra në kundërshtim me rekomandimin e ekspertëve (mund të jetë për shkak të ekspertizës së dobët apo mos dëgjueshmërisë së panelit).
- 184 nga 285 raste të evidentuara me vonesa në vendimmarrje.
- 38.4 ditë mesatarja e shqyrtimit të një ankese – Afati ligjor maksimal për shqyrtim është 34 ditë.
- Numri i ankesave në rritje, përderisa OSHP vepron me vetëm tre anëtarë nga pesë sa parasheh Ligji për Prokurim Publik.
Demokraci Plus vazhdon monitorimin e të gjitha seancave të OSHP-së.
#MeLetraQelë”, ka njoftuar Zejnaj.


