Featured
Del problem me ndërtimin e Palestrës së Sporteve në Deçan
Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe portit (MKRS) nuk i shkojnë për dore tenderët për ndërtimin e palestrave sportive.
Së fundmi ndaj kësaj ministrie është parashtruar edhe ankesë lidhur me tenderin “Ndërtimi i Palestrës së Sporteve në Deçan-Faza e III”, shkruan Ndërtimi.info
Konzorciumi “Djting” Sh.P.k- “P & I” dhe “Ifra Plus” S.P.K janë ankuar në Gjykatën e Tenderëve për këtë lëndë, ku pretendojnë se kompania e rekomanduar për këtë kontratë nuk i plotëson kushtet e kërkuara.
Ata kanë cekur se MKRS ka bërë shkelje të nenit 108A që nuk e ka rishqyrtuar vendimin, duke vazhduar kështu me shkelje të nenit 10 dhe nenit 11 të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP).
Operatorët Ekonomik aplikantë në këtë tender tutje po pretendojnë se MKRS gjatë përzgjedhjes së fituesit ka bërë diskriminim të kompanive.
Nuk janë vetëm këto shkeljet që mund t’i ketë bërë ministria. Sipas ankuesve, janë edhe shumë nene tjera të ligjit që MKRS nuk i ka respektuar.