Arkitekturë
Del filmi që tregon historinë e vërtetë të grave të “Bauhaus”-it
Krijimi i shkollës “Bauhaus” në Gjermani shënoi një moment të rëndësishëm në historinë e arkitekturës, që do të ndezte debate të panumërta rreth arkitekturës dhe dizajnit për vite të tëra.
Kjo shkollë, e cila më vonë u bë më shumë një lëvizje sesa një institucion, u përball me rezistencë të gjatë politike gjatë gjithë ekzistencës së saj, duke mbyllur përfundimisht dyert e saj në vitin 1933 gjatë regjimit nazist. Megjithatë, informacionet e njohuritë e sjellura nga “Bauhaus”, i mbijetuan kohës dhe vazhdojnë të bëjnë gjiro në mbarë botën.
Njëqind vite më vonë, shumë njerëz u angazhuan për të treguar historinë e asaj që ndodhi brenda mureve të këtij institucioni, një vend i zhytur në konflikte dhe polemika, kryesisht për shkak se ishte institucioni i parë i arsimit që do t’i lejonte hapur gratë të merrnin pjesë. Natyrisht, këto studente të pakta në numër, nuk e patën trajtimin e njejtë si homologët e tyre dhe merrnin pjesë kryesisht në programet e fokusuara tek çështjet shtëpiake, shkruan “Arch Daily”, transmeton Ndërtimi.info.
Duket se, falë rrethanave dhe pabarazisë që ekzistonte në atë kohë, historia e këtyre grave ishte e destinuar të zbehej nga kujtesa. Sot, megjithatë, emrave dhe arritjes që ato kanë pasur, i është dedikuar një kanal që transmetohet deri tek ndërgjegja publike. Historia e Anni Albers, Gunta Stolzl, Marianne Brandt, Margarete Heymann, Gertrud Arndt, Benita Koch-Otte, Lou Scheper-Berkenkamp dhe e dizajnueses Alma Siedhoff-Buscher, ka frymëzuar regjisorin gjerman të filmit, Gregor Schnitzler për të krijuar filmin “Lotte am Bauhaus”.
“Bauhaus”, i drejtuar nga Gregor Schnitzler, u krijua me mbështetjen e drejtorit aktual të arkivit Bauhaus, Annemarie Jaeg, i cili thotë: “Filmi jep një ide të kreativitetit, kuriozitetit dhe pasionit që këto gra mishëruan në qendrën e njohur si Bauhaus “.
Drama fokusohet në karrierën e Alma Siedhoff-Buscher, e cila, kundër dëshirës së prindërve të saj, regjistrohet në shkollën e drejtuar nga vizionari Walter Gropius dhe bëhet pjesë e gjeneratës së artistëve të cilët krijojnë rrugën për epokën e re, duke ri-imagjinuar rolin e grave në arkitekturë dhe dizajn./Ndërtimi.info/
Detajet e filmit
Titulli origjinal: “Lotte am Bauhaus”
Vendi dhe viti i prodhimit: Gjermani, 2019
Kohëzgjatja: 105 minuta
Regjisor: Gregor Schnitzler
Skenari: Jan Braren
Drejtori i fotografisë: Christian Stangassinger
Aktorët: Alicia von Rittberg, Noah Saavedra, Jörg Hartmann, Nina Gummich, Marie Hacke