Featured
Dekorimi i një shtëpie, një vepër arti, këto janë tendencat e reja
Një shtëpi moderne? Sigurisht që kjo është dëshira e secilit prej nesh, ku përveç dizajnëve moderne në arredimin e shtëpive tona, shumë prej nesh kërkojnë edhe prakticitetit. E ndërkohë që vitet e mëparshme, ndërthurja e stilit modern me prakticitetin mendohej si diçka e paarritshme nga shumë njerëz, dizajnuesit janë të një tjetër mendimi.
Dizajnët e reja të vitit 2018 për aredimin e ambienteve të brendshme të shtëpive këtë vit e kanë vendosur theksin në ngjyrën gri të hapur por edhe te ngjyra e bardhë. Në dukje të parë këto mobilje duken shumë të thjeshta, por kur kombinohen me njëra- tjetrën, qëndrojnë në një sintoni të plotë.
Ajo që vihet re në tendencat e reja të arkitekturës është rikthimi i dritareve të mëdha të cilat lejojnë të hy në shtëpi një sasi ndriçimi më të madhe, e cila reflektohet edhe më shumë nga ngjyrat e hapura që përdoren në arredim.
Gjithashtu një nga tendencat e cila pritet të jetë dominonte gjatë viti 2018 është edhe mos pasja e një ndarjeje mes kuzhinës dhe sallonit, gjë e cila krijon një hapësirë më të madhe duke krijuar një ndjesi të një hapësire më të madhe në shtëpinë tuaj.