Aktuale
Dekani i FNA-së tregon se pse s’po akreditohet programi i Gjeodezisë

Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës (FNA) në Universitit të Prishtinës “Hasan Prishtina” po rrezikon të mbetët pa drejtimin e “Gjeodezisë”. Kjo pasi që Agjencia e Akreditimit ka kërkuar tërheqjen e akreditimit për programin “Gjeodezi” Bachelor, për shkak të mos përmbushjes së kritereve që janë kërkuar nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë.
Por tërheqja e akreditimit për këtë program po konsiderohet të jetë gabim teknik, meqë sipas përfaqësuesve të këtij drejtimi, Agjencia e Akreditimit nuk ka bazë ligjore për mos-akreditim.
Arsyejen për tërheqje të akreditimit nuk po e dinë në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës. Dekani i FNA-së, Avdullah Zejanullahu, për Ndërtimi.info tha se e vetmja arsyeje e mos-akreditimit thuhet të jetë se një prej bartësve të programit në këtë drejtim është i punësuar në një Universitet në Maqedoni.
Por që kjo sipas Zejnullahut nuk është e qëndrueshme.
“Në bazë të thënave që kemi është se kundërshtohet një prej bartësve të programeve se gjoja po punon në një universitet tjetër. Ai ka punuar më parë, por në dhjetor na ka sjellë vendimin që ka shkëput marrëdhënie e punës atje”, tha Zejnullahu.
https://www.facebook.com/ndertimiinfo/videos/346900196160172/
Zejnullahu thotë se Agjencia e Akreditimit mund të tërheq akreditimin, por që duhet të ketë bazë ligjore.
“Ata kanë mundësi me tërheq akreditimin, por duhet me pas bazë ligjore me tërheq. Në qoftë se nuk i plotëson kushtet vërtetë. Përndryshe unë nuk mendoj që nuk i plotëson kushtet vërtetë, mund të jetë ndonjë keqkuptim apo ndonjë mos azhurimi i dokumentacionit. Përndryshe tërheqja e akreditimit të këtij programi është jo lajm i mirë prej të cilëve diku 60 ne i pranojmë”, tha ai.
Zejnullahu, po pret që Agjencia e Akreditimit të jep dhe zyrtarisht vendimin për këtë. Në të kundërtën ai tha se pas arsyetimeve do të shihet edhe mundësia për ankesa. Ndërkohë që edhe shefi i Kabinetit të “Gjedoezisë” Përparim Ahmeti, si dhe kryetari i Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës po e konsiderojnë të gabuar këtë vendim të Agjencisë së Akreditimit.
Ndërkaq, Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës i janë akredituar programet si në vijim: “Arkitekturë” në nivelin Master i shkencës, “Hidroteknikë” në nivelin Bachelor i shkencës dhe Master i shkencës, “Ndërtimtari” në nivelin Bachelor i shkencës dhe Master i shkencës.
