Aktuale
Deçani jep tender për rinovimin e objektit të banimit kolektiv

Objekti i banimit kolektiv në Deçan, që gjendet mbrapa Qendrës për Punë Sociale do të rinovohet.
Për rinovimin e këtij objekti tashmë Komuna e Deçanit ka dhënë edhe tender. Sipas njoftimit për dhënie të kontratës ku fitues është zgjedhur kompania “Hidro Project” Sh.P.K, rinovimi do të bëhet me 7 mijë e 146 euro, shkruan Ndërtimi.info
Ndërkaq, sipas përllogaritjes së punëve shtesë në objektin kolektiv në Deçan është paraparë të bëhet furnizimi, montimi me dërrasa që kanë trashësi 2 centimetër për mbulimin e konstruksionin e kulmit dhe vendosjen e tyre edhe në kulma të vegjël mbi ballkonet mbi hyrje. Gjatë kalkulimit është kërkuar që të llogratien të gjitha elementet e nevojshme për montim.
Po ashtu do të bëhet furnizim dhe montimi i ulluqeve të plastifikum horizontal dhe vertikal në kulmin kryesor dhe kulmat anësor që janë mbi ballkone.
Tutje gjatë rinovimit janë paraparë edhe montimi i llamarinave për të gjitha lugjet dhe izolimin e mureve në kulmin kryesor dhe kulmet anësore. Llamarina do të jenë të plastifikuara dhe ngjyrë kafe.
Gjithashtu do të bëhet punimi i pusetave nga gypat e betonit Ø1000mm, raporton Ndërtimi.info
Është kërkuara që baza e pusetave të punohet nga betoni i armuar me dimension 1.5×1.5x 0.2m. Mbi gypa të vendosen konuset dhe kapakët e çelikut që mbajnë peshën 30t.
Tutje, do të hiqet suvatimi i dëmtuar dhe do të bartet në deponin që më pas do të bëhet furnizimi dhe punimi i suvatimit të ri në dy banela, gletimi dhe molerimi.
Edhe qeramika e vjetër në mure dhe dysheme të kuzhinave do të hiqet dhe do të vendohen të reja. Qeramika do të vendohet edhe në dy depo dhe dy banjo. Zgjedhja do të bëhet nga organi mbikëqyrës.
Dhe në fund do të bëhet riparimi i rrjetit elektrik në dy banesat.
