Aktuale
DBALP Consortium ridizajnon aeroportin e Bangkokut

Aeroporti i Bangkokut, i quajtur Suvarnabhumi do të ridizajnohet nga koncepti i arkitekturës DBALP Consortium, pas miratimit të bërë nga bordi i drejtorëve të Aeroportit të Tajlandës.
Projekti udhëhiqet nga Duangrit Bunnag dhe skema është projektuar duke iu referuar peisazheve të mrekullueshme të Tajlandës, duke i ‘zhytur’ kështu pasagjerët në një mjedis të mrekullueshëm pyjor.
Propozimi është akuzuar për plagjiatur, teksa është thënë të ketë kopjuar Muzeun e Urërëave, të quajtur, Yusuhara Wooden Bridge, që gjendet në Japoni, shkruan Archdaily, transmeton Ndërtimi.info.
Por shefi i kompanisë, Duangrit Bunnag thotë se për këtë projekt është bazuar vetëm në punën e mëparshme të tij.
“Unë nuk e kam kopjuar punën e askujt tjetër. Ata që ndjekin punën time e dinë se kam krijuar një imazh të ngjashëm me hartimet e mia të mëparshme, si për një hotel në Sri Lanka”, tha Bunnag për portalin lokal të lajmeve, The Standard.
Duke refuzuar akuzat për plagjiat, Bunnag argumenton se frymëzimi i tij vjen nga pyjet e Tajlandës dhe vegjetacioni i gjelbër.
DBALP ka punuar me një ekip të gjerë për dizajnin e terminalit, duke përfshirë Nikken Sekkei, EMS Consultants, MHPM, MSE dhe Konsorciumi ARJ.
Dizajni përbëhet nga dy struktura modulare të mbështetura nga shtyllat e mbivendosura të drurit. Në mes të hapësirës për pasagjer dhe ndërtesave komerciale, ekipi planifikon të krijoj një ujëvarë me peisazhe tropikale përreth.
