Featured
Databaza e trashëgimisë kulturore tash e katër vjet e pakompletuar

Databaza e trashëgimisë kulturore tash e katër vjet nuk është kompletuar me të gjitha të dhënat e nevojshme.
Herën e fundit ishte përditësuar në mars të vitit të kaluar dhe atë me një numër të vogël të informatave për asetet e trashëgimisë kulturore në vend. Nga 255 asete sa ka përmbajtur deri vitin e kaluar, tash ka vetëm 147 më shumë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Lista e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme numëron gjithsej 1 mijë e 567 asete. Kjo i bie se databaza e trashëgimisë kulturore, e cila u lansua në vitin 2014 nuk përmban informacione as për një të tretën e aseteve.
Aktualisht databaza përfshin 322 objekte arkitektonike, 55 lokalitete arkeologjike dhe 30 të luajtshme.
Sipas drejtoreshës së Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, Vjollca Aliu, databaza do të freskohet edhe këtë vit
