Featured
Dalin kundër vendimit të Inspektoratit, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestur në Komunën e Junikut për shkak të heqjes së shiritit për ndalim të punimeve, të cilin e kishte vendosur Inspektorati Komunal, bënë të ditur Zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.
Ai për Ndërtimi.info ka treguar se vepra është cilësuar si ndotje, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit.
“Rasti ka ndodhur në Junik ku policia gjatë zbatimit të planit operativ ka vërejtur se dy persona të dyshuar kanë hequr shiritat, të cilët ishin vendosur nga inspektorët, me qëllim të parandalimit të punimeve. Të dy personat janë arrestuar për t’u liruar më pas në procedur të rregullt”, është shprehur Ibra, i cili ka bërë të ditur se rasti tashmë është duke u hetuar.
Mosrespektimi i procedurave ligjore konsiderohet një problem permanent në Kosovë i cili tentohet të luftohet çdo ditë./Ndërtimi.info/
