Aktuale
Dalin foto të pazbuluara deri tani, të sulmeve të 11 Shtatorit [foto]
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/06/107460542_48028464733_dc3a710ef6_o.jpg)
Rreth 2 mijë e 400 foto të realizuara menjëherë pas sulmeve të 11 Shtatorit, në Amerikë janë gjetur nga arkivisti Jason Scott.
Scott kishte blerë koleksionin e CD-ve me fotografi të sulmeve të 11 Shtatorit, në një shtëpi që shitej me zbritje.
Fotot raportohet të jenë marrë nga një punëtor ndërtimi, i cili akoma nuk është identifikuar, por që ka ndihmuar në pastrimin e rrënojave të kullave të Qendrës Botërore të Tregëtisë dhe zonës së përreth.
CD-të e gjetura nuk ishin në gjendje të mirë, por gjithsesi të dhënat arritën të shpëtohen, transmeton Ndërtimi.info.
Albumet digjitale përfshijnë imazhet e shpërthimit të marra si në nivelin e tokës ashtu edhe nga lart, si dhe dëmtimet e shkaktuara në zonën e kullave dhe rreth saj.
Ngjarja tragjike e vitit 2001 mori jetën e rreth 3 mijë njerëzve, kur 4 avionë u rrëzuan në Qendrën Tregëtare Botërore, Pentagon dhe në Pensilvani.
“Është një mrekulli që disqet u transferuan kaq mirë, dhe se CD-të janë të ndara mirë”, u shpreh Scott.
Ai përdori një shërbim për rimëkëmbjen e CD-ve për të tërhequr disa nga imazhet.
Arkivistët i kanë ngarkuar fotot në Flickr.
Megjithëkëtë Scott deri më tani ka qenë i pasuksesshëm në gjurmimin e fotografit apo ndonjë të afërmi të tij.
Shumë prej atyre që kanë punuar menjëherë pas sulmeve të 11 shtatorit kanë vazhduar të vuajnë sëmundje dhe rreth 400 mijë njerëz besohett’i jenë ekspozuar lëndëve toksike./Ndërtimi.info/
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)