Aktuale
Cristobal Palmo sjellë imazhet e ndërtesave spirale më mbresëlënëse të Kilit

46 Qendrat Tregtare spirale më të veçanta të Kilit, të ndërtuara gjatë viteteve 1970 dhe 80, janë shpalosur përmes një seti të mrekullueshëm fotografik, të fotografit nga fusha e arkitekturës Cristobal Palmo.
Të njohura si ‘caracoles’ (kërmijtë) ndërtesat jo shumë të zakonshme mendohet të jenë inspiruar nga Muzeu i Guggenheimit, nga disenjatori i njohur Frank Lloyd, në New York, shkruan Dezeen, transmeton Ndërtimi.info.
Katet pjerrtëzohen pak nga pak duke formuar spiralet, e duke ju mundësuar vizitorëve të shijojnë çdo hapësirë pa pasur nevojë të përdorin ashensorin.
“Objektet e emëruara ‘Caracoles’, që si shembull i kemi marrë tek këto Qendra Tregtare në Kil janë fenomen arkitekturor tipik kilian. Këto ndërtesa me rrethoja të veçanta lidhin katet apo nivelet në mes vete duke shfaqur në secilin kat nga një copëz arti”, është shprehur Palmo.
Sipas arkitektit kilian këto qendra janë një racë në zhdukje. Jo vetëm që kanë hyrë në një luftë të konkurrencës me qendrat moderne por këto objekte janë një simbol shumë karakteristik që tregon historinë e vendit gjatë periudhave të trazuara.
“Mungesa e interesimit për këto objekte në ditët e sotme, lidhet me dështimin e perceptimit të vërtetë që shprehin këto ndërtesa. Tipologjia e tyre nuk ka arritur as sot të shërohet nga ndikimi i ideve të reja arkitekturore dhe zhvillimi i shpejtë i arkitekturës moderne”, ka theksuar ai.
Fotografi ka gjethur 26 nga këto objekte vetëm në kryeqytet e rreth 17 të tjera nëpër qytete të ndryshme të Kilit.
Ai ka vendosur që imazhet t’i sjellë nga i njëjti kënd duke u përqendruar kështu tek paraqitja sa më e saktë dhe reale e spiraleve./Ndërtimi.info/
