Aktuale
Çmimet e prodhimit në rritje të vazhdueshme
Në mes muajve Janar-Shkurt-Mars dhe muajve Prill-Maj-Qershor, indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë ka pësuar rënie për -0.4. Mirëpo, krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2016-të, çmimet e prodhimit u patën ngritur në një mesatare prej 5.5 për qind. Rrjedhimisht çmimet në tërësi kanë shkuar duke u rritur.
Kështu raportohet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në raportin e tyre për TM2 të këtij vitit në lidhje me indeksin e çmimeve të prodhimit, raporton Ndertimi.info.
Sipas degëve të veprimtarive ekonomike, rëniet më të mëdha ka pasur në prodhimin e metaleve me -11.7 për qind, e pasuar nga prodhimi i drurit dhe produkteve të drurit.
“Rënje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i metaleve (-11.7%), prodhimi produkteve kimike (-3.7%), prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse (-3.4%), nxjerrja e xehes së metalit (-2.7%), prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-2.1%), prodhimi i produkteve ushqimore (-0.3%), prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (-0.3%), prodhimi i pijeve (-0.2%), prodhimi i mobiljeve (-0.2%) dhe prodhimi i produkteve minerale jometalike (-0.1%)”, njofton Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Ndërsa, çmimet e prodhimit në Kosovë ngritën në një mesatare prej 5.5 për qind ne mes të tre mujorit të dytë të vitit 2016-të dhe 2017-të.
“Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive i ekonomike vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit (54.9%), energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (25.2%), prodhimi i pajisjeve elektrike (4.4%) dhe grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (0.1%). Ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te: prodhimi i produkteve ushqimore (-4.1%), prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (-3.5%), prodhimi i pijeve (-3.3%), prodhimi produkteve kimike (-3.3%), prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-2.9%), prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (-1.5%), prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (-1.3%), prodhimi i produkteve minerale jometalike (-1.0%), prodhimi i mobiljeve (-0.9%), prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (-0.5%), prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (-0.2%) dhe prodhimi i metaleve (-0.2%)”, sqaron ASK.