Aktuale
ÇKA PO NDODHË KËSHTU: 13 vdekje në vendpunishte nga Janari

Vdekjet në vendin e punës, me theks në sektorin e ndërtimtarisë veçse po shtohen. Edhe sot ka ndodhur rasti tragjik ku i riu në moshën 23 vjeçar nga Peja derisa ishte duke punuar në ndërtimtari ka marrë lëndime të rënda të cilat i morën edhe jetën.
Vdekja e 23 vjeçarit Milor Belegut është rasti i 13-të i vdekjeve në vendin e punës.
Pra, vetëm prej muajit janar të këtij viti (2018) në vendin e punës derisa po punojnë për të siguruar jetesën kanë ndërruar jetë 13 persona, kurse mbi 830 janë lënduar.
Kështu ka treguar për Ndërtimi.info kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi.
“Ky fatkeqësisht është personi i 13 që ka humbur jetën që nga janari. Për të lënduar nuk ka shifra të caktuara sepse tejkalon shifrën mbi 830”, tregoi Azemi për Ndërtimi.info
Rikujtojmë se në fund të qershorit të këtij viti në vend të punës ka humbur jetë edhe 17 vjeçari Selledin Alija, nga Lubizhda e Prizrenit. I cili poashtu punonte për të siguruar bukën për familjen e tij që po jetonte në kushte të rënda sociale.
Rast ky për të të cilin Policia e Kosovës ende nuk e ka përpiluar asnjë kallëzim penal për rastin e vdekjes së tij.
Ani pse Inspektorati i Punës tashmë ka dorëzuar raportin zyrtar nga hetimet e bëra e në të cilin konstaton se ka pasur shkelje të Ligjit të Punës me rastin e punësimit të Aliut, si i mitur, në kompaninë e stiroporit.
Kurse, në viti 2017-të, sipas Inspektoratit të Punës, 7 punëtorë të ndërtimtarisë kanë gjetur vdekjen në vendin e tyre të punës, e 30 të tjerë janë lënduar nga aksidentet gjatë procesit të punës.
Mirëpo, të dhëna tjera kishte Sindikata e Pavarur e punëtorëve të sektorit privat.
Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi pati bërë të dikur për Ndërtimi.info se gjatë viti 2017 janë shënuar 8 vdekje të punëtorëve të ndërtimtarisë gjatë punës./ndertimi.info/
