Connect with us

Featured

Çka po ndodh me ndërtimin e xhamisë qendrore në Prishtinë

Published

on

Për ndërtimi i xhamisë qendrore në lagjen “Dardania” të Prishtinës  që nga viti 2012, kur ishte vënë gurthemeli i saj, e deri tash nuk është bërë asgjë, për vazhdimin e këtij projekti më të madh sa i përket objektit fetar të besimit islam në Kosovë.

Kushtrim Hajzeri

I gjithë procesi, që kishte filluar në shkurt të vitit 2012 me ndarjen e parcelës për këtë objekt të kultit fetar e deri tash është përcjellë me probleme , duke u  shndërruar në një temë të ndjeshme që ka nxitur reagim të ashpër nga shoqëria civile e përfaqësues institucionesh.

Mirëpo, edhe pse ishte caktuar parcela e ishte vënë gurthemeli i kësaj xhamie, problemi vazhdon të jetë ende, pasi komuna  e Prishtinës edhe nuk ka dhënë leje e ndërtimit.

Së bashku me lejen e ndërtimit, problem i madh po del të jetë edhe projekti i prezantuar nga BIK-u, se si do të duket kjo xhami.

Në korrik të këtij viti,  ky plan u kundërshtua nga shoqëria civile me anë të një peticioni, me arsyen se plan arkitektonik nuk është në përputhje me projektin të cilin do të duhej ta ketë xhamia dhe se njëherësh ky plan i xhamisë qendrore nuk përkon me planin e përgjithshëm që është paraparë ta ketë lagjja “Dardania. Për këtë u kërkua që plani të ndërrohet.

E, tani dy muaj pas këtij peticioni, BIK-u ende po vazhdon të jetë pa zgjidhje, pasi ende nuk ka ndonjë zhvillim konkret në këtë drejtim.

Sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Resul Rexhepi ka thënë për Ndërtimi.info se ende nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare nga komuna e Prishtinës në lidhje me këtë projekt. Por, nuk ka mohuar se ka zhvillime pozitive, pa treguar konkretisht për to.

Nuk kemi marrë ende asgjë zyrtare. Ka fjalë, por diçka të fundit nuk kemi marrë dhe nuk preferojmë të deklarohemi para se të marrim diçka me shkrim. Deri në këtë moment nuk kemi diçka me shkrim. Zhvillime pozitive ne gjithmonë kemi. Ne gjithmonë do të shpresojmë të mirën e këtij vendi dhe gjithmonë do të angazhohemi që të avancojmë çdo gjë”, është shprehur ai.

Edhe pse konsideron se ka zhvillime pozitive, Rexhepi ka thënë se nuk është zhvilluar asnjë takim me përfaqësues të Komunës së Prishtinës.

Paradje jemi kthyer nga haxhi dhe kjo mjafton që nuk kemi pasur gjasa teorike që të takohemi me dikë dhe as që kemi tentuar që të takohemi, sepse thjeshtë nuk kemi qenë prezent. Nuk është fjala për takime, por gjatë ditëve në vijim ne do të presim çka do të ndodhë. Ne jemi shumë optimist se herët apo vonë një gjë e tillë do të realizohet, për shkak se kjo është në dobi të qytetarit dhe nuk ka pse të ndodhë ndryshe”, ka thënë ai.

Ndërsa, përfaqësues nga  Komuna e Prishtinës në dorën e të cilës ka mbetur i gjithë ky proces, për dy ditë rresht nuk janë shprehur të gatshëm që të flasim në lidhje me këtë temë.

Ndryshe, komuna e Prishtinës për këtë objekt fetar ka ndarë një parcelë prej  85 ari,  në lagjen “Ulpiana”, afër Postës së Madhe.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending