Aktuale
Çka mund të mësojnë arkitektët dhe urbanistët nga hapësira publike e Kubës

Udhëtimi në Kubë i arkitektit të njohur amerikan Sam Valentine solli një artikull të mrekullueshëm të mënyrës së si perceptohet arkitektura e këtij shteti nga vizitorët dhe se çfarë mund të mësohet prej saj.
Në dhjetë ditët e qëndrimit të arkitektit në qytete të ndryshme të Kubës, ai ka hulumtuar qasjet unike kubane në projektimin e peizazhit arkitekturor të parqeve dhe shesheve publike, transmeton Ndërtimi.info.
“Kam kaluar orë të tëra duke vëzhguar mënyrat në të cilat po përdoreshin rrugët, sheshet dhe shëtitoret e Kubës”, thotë ai duke shtuar se “Kuba si një shtet me temperatura të larta, vë në pah se lidhja mes diellit dhe njerëzve që varen prej tij, është e pashmangshme dhe e pamohueshme”.
Më poshtë mund ta gjeni artikullin e plotë:
Ishte saktësisht ajo për të cilën kisha ardhur: isha i ulur duke shikuar njerëzit tek bashkëvepronin në sferën publike. Ishte një pasdite e gushtit në Kubë dhe unë kisha gjetur pushim të përkohshëm nga dielli i ashpër nën një sërë degësh të pemëve. Puna ime e dizajnit, si një arkitekt peizazhesh përqendrohet në parqet urbane, në rrugët dhe në kampuset akademike. Dhe, kam dashur të shohë se sa ndryshe mund të funksionojnë hapësirat e hapura të Kubës.
Diçka rreth kësaj skene menjëherë më kujtoi projektuesin dhe teoricienin e madh urbanistik Kevin Lynch, i njohur për librin e tij të fuqishëm të vitit 1960, “Imazhi i qytetit”(The Image of the City). Në fund të jetës së tij, dorëshkrimet, letrat dhe skicat e ndryshme të Lynch mbetën në Institutin e Teknologjisë të Masaçusetsit, ku tani janë vendosur në një arkiv. Drejtori i “Richard Burck Associates”, ishte i interesuar në teoritë e Lynch për perceptimin urban dhe se si ato mund të mbivendoseshin me trashëgiminë e dizajnit të peizazhit. Si rezultat, unë u ngarkova me gjetjen e pothuajse çdo faqeje të arkivave të Lynch-it, duke marrë shënime dhe duke plotësuar një mori formatesh të kërkesës për riprodhim.

Në verën e vitit 2016, arrita në Havanë, të Kubës. Toka e raketave ruse dhe e makinave klasike amerikane. Luftëra të ftohta dhe supe të ftohta. Një embargo e mallrave dhe e njerëzve, të ngrirë në kohë. Si një i porsaardhur në Kubë, u bëra i vetëdijshëm për bagazhin kulturor i cili shfaqej.
Për 10 ditë kam udhëtuar me këmbë, autobus, taksi modern përgjatë Kubës. Udhëtimi nuk ishte mjaftueshëm i gjatë, por në të gjithë krahinat e Matanzas, Villa Clara-s, Sancti Spiritus, Cienfuegos dhe La Habana unë isha në gjendje të shihja rrugë urbane dhe rurale me një kontradiktë të ndërtesave moderne dhe arkitekturës së famshme koloniale.
Në kohën kur udhëtova, duhej të “hulumtoja qasjet unike kubane në projektimin e peizazhit arkitekturor të parqeve dhe shesheve publike”. Kam kaluar orë të tëra duke vëzhguar mënyrat në të cilat po përdoreshin rrugët, sheshet dhe shëtitoret e Kubës.
Teoricieni urban Jan Gehl, në kapitullin e tij të parë të “Jeta në mes të ndërtesave”, e riorganizon veprimtarinë e jashtme njerëzore në tri kategori: “aktivitetet e nevojshme, aktivitetet opsionale dhe aktivitetet shoqërore”. Aktivitetet e nevojshme përfshijnë nevojën e njerëzve për punë dhe shkollë, për dërgesa të postës etj.. Aktivitetet opsionale, të cilat përfshijnë ecjen ose vrapimin për stërvitje, “qëndrimin në natyrë për të shijuar jetën, ose aktivitete tjera. Aktivitetet shoqërore, të cilat ndërtohen mbi praninë e njerëzve të tjerë që marrin pjesë në të nevojshme dhe në opsionale (fëmijet duke luajtur, bisedat në mes vete apo thjesht duke parë dhe dëgjuar njerëz të tjerë).

Me një diell të fortë kuban nga sipër, hapësirat e hapura i klasifikuan aktivitetet e Gehlit si një sitë përpara syve të mi. Në mesditë në qytetin e Trinidadit, vizitorët u ulën në skajet e Plaza Mayor, duke marrë pjesë në një përzierje të aktiviteteve opsionale dhe shoqërore, përskaj trotuarit të mbetur nën hije të ndërtesave koloniale me histori të pasur. Disa orë më vonë, teksa dielli ishte gati duke perënduar, pëlhura e hijes ishte zhdukur dhe e njëjta pjesë e sheshit ishte bërë më jo-mikpritëse. Tani njerëzit e vetëm që do të shiheshin, ishin në distancë.
Ndërkohë që Plaza Mayor vazhdonte të ishte nën ekspozim të plotë të diellit, gjërat u bënë edhe më interesante në këndin verilindor. Atje njerëzit nën hijen e pemëve ishin mbledhur rreth një qendreje publike të WiFi-së.
Përkundër dështimit tim për të marrë menjëherë logjikën lokale të lëvizjes njerëzore, për njëfarë kohe mësova mësimin tim, ai është: ekspozimi ekstrem i diellit bën thirrje për improvizim të flukseve të këmbësorëve. Për ta thënë më qartë, rregulli i pashkruar i trotuarit në Kubë është si më poshtë: “gjithmonë mbani të drejtën tuaj … përveç nëse dielli është shumë i nxehtë”.
Ndërsa Gehl bën të qartë se aktivitetet opcionale dhe shoqërore janë diktuar nga cilësia e mjedisit, ajo që unë pashë ishte një nxehtësi ekstreme dhe një shkëlqim i shndritshëm, madje ecja nën hije e këmbësorëve ishte shumë e nevojshme.

Nga fëmijëria ime në Gjeorgji, mund të kujtoj vetëm një farë thënie “madje edhe qentë që janë aq të mençur sa të ulen në hije”. Sidoqoftë, pavarësisht ndikimit të qartë që dielli ka për njerëzit, analiza e ekspozimit diellor shumë shpesh vjen si pasojë e një shprehje madhështore të modelit, shprehjes arkitekturore dhe materialitetit.
Pavarësisht nga qeveria totalitare për të cilën bota dëgjon aq shumë, hapësirat publike kubane që kam vëzhguar dukeshin më pak përshkruese, më fleksibile dhe shumë më demokratike sesa pjesa më e madhe e parqeve dhe e rrugëve në SHBA.

Dizajni i sferës publike duhet t’u përgjigjet jo vetëm njerëzve dhe jo vetëm natyrës. Ashtu si fotografia e mrekullueshme e Lynch-it, mësimet që mësova në Kubë mbetën në kujtesën time në praktikën time profesionale: Lidhja midis diellit dhe njerëzve që varen prej tij është e pamohueshme dhe e pashmangshme./Ndërtimi.info/
