Aktuale
Çka mund të lexojnë investitorët e mundshëm të ndërtimtarisë në faqen e Ministrisë së Jashtme
Nëse një investitor i mundshëm nëse sheh të arsyeshme mënyrën nëpërmes vizitës në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të marrë informacione për investime në ndërtimtari, atëherë ai do të ketë çka të marrë.
Aty thotë se gjatë viteve të fundit industria e ndërtimit u shndërruar në një nga sektorët më të rëndësishëm që kontribuon në rritjen ekonomike të Kosovës. E financuar kryesisht përmes ndihmës së huaj, sektori i ndërtimit në Kosovë deri tani ka shfrytëzuar disa qindra miliona euro që janë përdorur kryesisht për ndërtimin e shtëpive të reja, ose për rehabilitimin dhe zhvillimin e infrastrukturës rrugore.
Një faktor tjetër, sipas MPJ-së, i cili është duke ndihmuar për të nxitur zhvillimin e këtij sektori është kërkesa për rrugë dhe ndërtimi i autostradës.
“Qeveria e Kosovës i ka vënë vetes një objektiv për të lidhur vendin në tre drejtime kryesore me korridoret rrugore më të rëndësishme ndërkombëtare në Maqedoni, Shqipëri dhe Serbi”, thuhet më tej, teksa potencohet se Industria e ndërtimit mbetet një sektor me një potencial shumë premtues ekonomik për Kosovën.
Sipas asaj që thuhet në informacionet e dhëna nga ministria, në pesë vitet e ardhshme vendi ka nevojë për 60.000 apartamente të reja, duke përfshirë infrastrukturën shoqëruese, siç janë rrugët, kopshtet, shkollat, objektet e rekreacionit, restorante dhe tjera.
Me rëndësi primare në sektorin e ndërtimit për MPJ, janë ndërtimi i autostradës që lidh pjesën veriore dhe qendrore të Kosovës me Shkupin ndërsa parashohin edhe lidhjen e Kosovës me portin detar të Durrësit, një autostradë që do të bëhet pjesë e Korridorit Trans Evropian X.
“Një projekt shumë më i rëndësishëm përfaqëson ndërtimin e një autostrade në aksin Merdare-Kukës-Durrës, i cili do të lidhë Kosovën me portin detar të Durrësit, në Shqipëri. Kjo autostradë do të bëhet një pjesë e Korridorit Trans Evropian X që do të lidhë Detin Adriatik me Evropën Perëndimore. Puna për ndërtimin e kësaj autostrade ka filluar në maj të vitit 2010. Në nëntor 2011 janë hapur për trafik 38 km të para të autostradës.”, shkruhet në vegzën “Mundësi për Investime” të ueb faqes së MPJ-së.
You must be logged in to post a comment Login