Featured
Çka është dhe kur vendoset shenja “CE” në produktet e ndërtimit

Ligjin i Produkteve të Ndërtimit që përcakton rregullat e deklarimit të performancës, natyrën apo përshtatshmërinë e produkteve ndërtimore dhe karakteristikat e tyre themelore, është miratuar në mbledhjen e 19-të të Qeverisë së Kosovës.
Ky Ligj brenda tij parasheh edhe shenjen “CE”.
Por çka tregon shenja “CE” në ndërtim dhe kur duhet të përdoret?
Shenja CE sipas Ligjit të Produkteve të Ndërtimit, duhet të vendoset në ato produkte të ndërtimit ëpr të cilat prodhuesi ka hartuar Deklaratën e Konformitetit në përputhje me nenet 6 dhe 7 të këtij Ligji.
Por në qoftëse deklarata e konformitetit nuk është hartuar nga prodhuesit në përputhje me nenet 6 dhe 7, atëherë shenja CE nuk lëshohet të vendoset.
Me vendosjen e shenjës “CE” prodhuesit marrinë përgjegjësi për konformitet të produktit të ndërtimit me performancën e deklaruar, si dhe përputhjen me të gjitha kërkesat e zbatueshme të përcaktuara në këtë Ligj dhe si pozitat tjera ligjore të cilat përcaktojnë vendosjen e saj.
Për çdo produkt ndërtimi konform standardit të harmonizuar ose për të cilët është lëshuar deklarata e konformitetit, shenja “CE” është shenja e vetme që vërteton konformitetin e produktit të ndërtimit me performancën e deklaruar në lidhje me karakteristikat themelore konform standardeve ose deklaratës së konfromitetit.
Gjithashtu nuk mund të ndalohet ose të pengohet vendosja në dispozicion të tregut apo përdorimi i produkteve të ndërtimit të shënjuar me shenjën “CE”, kur konformitetit i deklaruar korrespondon me kërkesat për përdorim të tillë në Republikën e Kosovës.
Republika e Kosovës duhet të sigurojë se përdorimi i produkteve të ndërtimit të shënjuar me shenjën “CE” nuk do të pengohet nga rregullat ose kushtet e vendosura nga organet publike, apo që veprojnë si organe publike në bazë të një pozite monopoli ose nën mandatin publik, kur konformitet e deklaruara korrespondojnë me kërkesat për përdorim të tillë.
Kurse sipas nenit 11, të këtij Ligji, rregullat dhe kushtet e vendosjes së shenjës “CE”, kjo e fundit duhet të vendoset në mënyrë të dukshme, të lexueshme dhe të pashlyeshme në produktin e ndërtimit ose në etiketë të bashkangjitur në atë produkt. Kur kjo nuk është e mundshme ose nuk garantohet për shkak të natyrës të produktit, ajo vendoset në paketim ose në dokumente shoqëruese.
Shenja “CE” duhet të shoqërohet nga dy shifrat e fundit të vitit në të cilin ajo është vendosur për herë të parë, emrin dhe adresën e prodhuesit të regjistruar ose shenjën e identifikimit që lejon identifikim të emrit dhe adresën e prodhuesit me lehtësi dhe pa dykuptimësi, kodin unik të identifikimit të llojit të produktit, numrin e referencës së deklaratës së konofrmitetit, nivelin apo klasën e konformiteetit të deklaruar, referencën për specifikimet teknike të zbatuara, numrin e identifikimit të organit të autorizuar, nëse është e aplikueshme dhe përdorimi i destinuar siç është përcaktuar në specifikimet teknike të zbatuara.
Shenja “CE” duhet të vendoset para vendosjes së produktit të ndërtimit në treg. Kjo mund të shoqërohet nga ndonjë piktogram ose ndonjë shenjë tjetër të vendosur që në veçanti tregon rrezik ose përdorim të veçantë.
Por çka është Deklarata e Konformitetit?
Atëherë, kur një produkt i ndërtimit është konform standardit ose është në pajtueshmëri me vlerësimin teknik, prodhuesi duhet të hartojë deklaratën e konformitetit, kur një produkt i tillë vendoset në treg.
Me deklaratën e konformitetit, prodhuesi merr përgjegjësinë për konformitetin e produktit të ndërtimit me performancën e tillë të deklaruar.
