Aktuale
Çka është betoni i gjelbër, që po e lë pas betonin e zakonshëm
Betoni geopolimer, ose i njohur si betoni i gjelbër, është pjesë e nismës për të krijuar materiale ndërtimore që do të reduktonin ndikimin në ambient.
Ky beton është i krijuar nga përzierja e polimerit inorganik dhe 25 deri 100% mbetje industriale. Më poshtë është një listë prej katër përparësive nëse përdoret betoni i gjelbër.
Jetëgjatësi më të madhe: Betoni i gjelbër forcohet shumë më shpejt dhe ka një shkallë të ulët të tkurrjes. Strukturat e ndërtuara me betonin e gjelbër mund t’i mbijetojnë zjarrit më shumë se sa ato të ndërtuara me betonin normal. Rezistenca në temperatura shkon deri në 1315 gradë Celsius. Rezistenca qëndron edhe ndaj korrozionit, që si rezultat i kësaj ka më pak ndotje në mjedis.
Një beton i ngjashëm thuhet të jetë përdorur në Ukrainë në vitet ’50-’60, dhe në ato ndërtesa thuhet se ndërtimi është shumë stabil, duke mos pasur dëmtime në beton.
Përparësia tjetër që ky beton i bën mjedisit është se përdor mbeturinat industriale, sikur është hiri i qymyrit nga oxhaqet e impianteve industriale (në Kosovë nga termocentralet). Kjo thuhet se do të ndikonte që hiri mos të mbulojë hektarët e shumtë me tokë duke e shkatërruar.
Ndërtimet me këtë lloj betoni janë më shumë izolues se sa me betonin e zakonshëm. Kështu që, sipas engineeringfeed, kjo ndikon që temperatura të ruhet brenda objektet, rrjedhimisht të kursehet energjia.



