Forma , dimensionet dhe llojet e dritareve duhet të jenë në harmoni me fasadën e shtëpisë. Për të qenë në harmoni edhe me ambientin dritaret duhet të jenë nga PVC dhe nuk duhet të kenë plumbin për stabilizator të plastikës.
Mundësia e zgjedhjes së ngjyrave të ndryshme dhe të teksturave të drurit e rritë mundësinë e lojës me ngjyrën e fasadës së shtëpisë. Apo, për një ngjyrë të fiksuar për shtëpinë tuaj ju duhet të përcaktoheni edhe për ngjyrën e dritareve tuaja.
Për aplikimin e profileve me ngjyra gjithmonë duhet të këshilloheni me ekspertin tonë, sepse ekzistojnë disa kufizime për aplikimin e profilave të plastikës me ngjyra të caktuara e në zona të caktuara klimatike. Ngjyra e bardhë është ngjyra bazë e profilave dhe për këtë garantohet jetëgjatësia e profilave.
Dritaret dhe dyert janë elementi më i kushtueshëm gjatë ndërtimit të shtëpisë suaj, prandaj kujdesi në përzgjedhjen e dritareve duhet të jetë i shtuar..
Dritaret e kualitetit të lartë janë të punuara me elemente përbërëse të kontrolluara dhe të testuar në përmbushjen e kritereve teknike.
Profilat e plastikës duhet të jenë në trashësinë e nevojshme të mureve të jashtme të profilit. Vetëm profilat me trashësi të mureve të jashtme 3 mm japin sigurinë e qëndrueshmërisë mekanike. Dritaret i ekspozohen veprimeve të jashtme klimatike e atmosferike prandaj kualiteti i PVC është kusht që dritarja të rezistojë e padëmtuar për një kohë të gjatë. Vetëm dritaret e mira do ta ruajnë shkëlqimin dhe sipërfaqen e lëmuar dhe gjithmonë do të duken atraktive .
Dritarja duhet të jetë e bukur dhe në të njëjtën kohë edhe funksionale. Mënyrat e hapjes caktohen me vëmendje duke u përqendruar në funksionin e vet dritares, në nevojat fizike për dritare të hapur, nga pamja estetike e brendshme dhe e jashtme si dhe në bazë të mënyrës së jetës së porositësit në veçanti.
Duhet ti kushtohet kujdes mekanizmit i cili e mundëson hapjen dhe mbylljen e dritareve. Mekanizmat e kualitetit të lartë sigurojnë lëvizje të lehtë të mbyllësve dhe në të njëjtën kohë sigurojnë puthitje të mirë të krahut të dritares për profilin e kornizës. Mbyllja e mirë e pengon qarkullim e ajrit edhe në rastin e diferencave të mëdha të shtypjes së ajrit nga brenda dhe jashtë. Mekanizmat tani kanë edhe siguresat të cilat kushtëzojnë hapjen dhe mbylljen e drejtë të dritares gjegjësisht ia pamundësojnë dritares varjen vetëm në një mbështetje. Nga mekanizmi gjithmonë kërkohet të ketë veti të mira mekanike sepse ai do ta mbaj derën apo dritaren të sigurt nga hapja e dhunshme.
Dritaret bëjnë pjesë në investimet e vetme në shtëpi që mund të quhet investim i kthyeshëm.
Izolimi i mirë termik dhe akustik janë faktorët kryesor që ndikojnë në uljen e shpenzimit të energjisë për ngrohje apo ftohje. Nivel më të lartë izolues afrojnë profilat që kanë më shumë dhoma izoluese.
Përdorimi i xhamit të dyfishtë tashmë është i zakonshëm, e për kërkesa më të larta aplikohen xhama të trefishtë e më shumë. Nëse hapësira në mes xhamave mbushet me gazra inerte kripton ose argon niveli i izolimi termik arrin vlera të shkëlqyeshme e që i shprehur në numra do të thotë koeficient të kalimit të nxehtësisë deri në U=0.5 W/m2K. Ky koeficient duhet të merret parasysh jo vetëm për xhamin por edhe për profilat dhe për dritaren në tërësi.
Duke e parë rëndësinë e dritareve dhe interesin për kualitet më të lartë të jetës, shqyrtimi i të gjithë këtyre faktorëve është shumë i nevojshëm dhe aspak i lehtë.
Prandaj para se të vendosni se ku do ti porositni dritaret vërtetoni se prodhuesi i juaj i zgjedhur a e ofron kualitetin e zgjedhur të elementeve përbërëse si; profila të klasës A, përforcim adekuat, xham të nivelit të kërkuar , montim adekuat dhe dritare me veti izoluese të dëshiruar?…
Të gjitha këto elemente duhet ti bashkoj prodhuesi i dritareve. Për sigurinë tuaj ju duhet të mbështeteni te prodhuesi serioz e me eksperiencë, dhe me ekip të kualifikuar profesionalisht.
Profesionistët janë ata që nxjerrin produkt të mirë.
Dritaret kualitative, funksionale dhe të disenjuara mirë janë investim i rëndësishëm për shumë vite që vijnë.