Connect with us

Featured

Çka do të ndodhë me 10 vite pensione të mijëra punëtorëve mërgimtarë të kthyer nga Zvicra

Published

on

Marrëveshja për sigurimet shoqërore, e njohur si “marrëveshja e pensioneve” në mes të Kosovës dhe Zvicrës është preokupim për shtetasit e Kosovës që kanë punuar në Zvicër dhe më gjerë që nga dita kur kjo marrëveshje është ndërprerë, më 1 prill 2010.

Ndonëse, më 1  qershor të vitit 2017 është nënshkruar marrëveshja e re nga grupet teknike nga të dyja shtetet, mjerisht diskriminimi ende nuk është shmangur. Në rast se marrëveshje e re ratifikohet, përjashton nga përfitimi shumë të prekur për një periudhë gati 10 vjeçare, kontribuues në arkat e sigurimeve shoqërore të Zvicrës.

Për të diskutuar më shumë për këtë temë, organizata jo-qeveritare Germin organizoi diskutim virtual më 18 dhjetor 2017, që mblodhi përfaqësues nga Qeveria, Parlamenti dhe ekspertë të çështjes nga Zvicra. Paneli diskutues përbëhej nga: Osman Osmani (Sekretar Nacional për Migrim në Sindikatën Unia, Zvicër), Besa Baftiu (deputete nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Kryetare e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, RKS), Hilmi Gashii, (Bashkëdrejtues i Regjionit Berner Oberland në Sindikatën Unia, Zvicër), Bahri Xhaferi (Drejtor i Departamentit të Pensioneve në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, RKS), Ruzhdi Ibrahimi,(Ekspert i sigurimeve shoqërore në Zvicër).

Përfaqësuesit nga sindikata Unia u shprehën se kjo organizatë është angazhuar në të gjitha etapat për ruajtjen e vazhdimësisë së sigurisë sociale mes Zvicrës e Kosovës, pas ndërprerjes të zbatimit të saj dhe arritjes së marrëveshjes së re të sigurimeve shoqërore. Kjo sepse me ndalimin e marrëveshjes shtetasit nga Kosova që kanë punuar në Zvicër dhe janë kthyer në Kosovë nuk kanë pasur mundësi në eksportimin pensioneve të tyre plotësisht të merituara në vendlindje.

“Me ndërprerjen e marrëveshjes, është shkaktuar një shok i madh për Kosovën, pasi që një numër i banorëve janë rikthyer dhe nuk kanë të drejta për ta marrë pensionin si dhe përfitime tjera nga sigurimet shoqërore dhe nuk gëzojnë të drejta të barabarta” – u shpreh z. Ibrahimi. Ai në vazhdim potencoi se nga mungesa e marrëveshjes të prekur janë të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët tani jetojnë dhe zhvillojnë një veprimtari ekonomike në Zvicër si dhe ata të cilët kanë kryer një veprimtari ekonomike më herët në Zvicër dhe tani janë të kthyer në Kosovë si dhe familjarët e ngushtë të tyre.

Në anë tjetër, z. Gashi u tha se kjo çështje është politizuar nga partia popullore zvicerane, të cilët kanë zhvilluar fushatë propagandistike e presioni politik kinse pensionet e invaliditetit janë keqpërdorur nga punëtorët mërgimtarë.  Në anët tjetër, z. Gashi potencoi se edhe institucionet përgjegjës të  Kosovës kanë injoruar këtë çështje vitale për interesat e qytetarëve të Kosovës të cilët kanë punuar dhe punojnë në Zvicër. Kombinimi mes presionit politik në Zvicër dhe neglizhenca e Kosovës zyrtare ka quar deri te mosvazhdimi i marrëveshjes me pasoja të rënda për pensionistët kosovarë. Kurse, z. Osmani ka treguar se Unia dhe aktivistët mërgimtarë shqiptar bashkë edhe me zviceranë dhe të huaj që nga viti 2010 kanë punuar për të gjetur një zgjidhje që mënjanon padrejtësinë dhe diskriminimin e kontribut-paguesve nga Kosova dhe njëherazi edhe për ta përshpejtuar procesin për nënshkrimin e marrëveshjes së re.

“Mjerisht kanë kaluar shumë vite, por rekomandimet e miratuara nga Parlamenti i Kosovës nuk janë zbatuar me prioritet nga Qeveria e Kosovës, gjë që ndoshta mund të arsyetohet  nga fakti i shtetësisë së brishtë dhe përvojës së mangët profesionale. Fajin nuk mundemi t’ia kalojmë vetëm Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës, edhe përkundër faktit të mos  reagimit adekuat  apo  neglizhencës”, u shpreh z. Osmani, duke kërkuar nga autoritetet kosovare që të mos të vazhdojnë i anashkalojnë kontribuesit zviceran si: përgjegjësit kryesor të sindikatës Unia edhe sindikatave tjera; pastaj partnerët e tyre politik, nga të cilët po veçojmë zotëri Ueli Leunberger,  ish-parlamentar nacional dhe ish-kryetar kryetar i Partisë së Gjelbër të Zvicrës, zonjën Barbara Gysi, parlamentare dhe anëtare e komisionit parlamentar zviceran për politika sociale si dhe nënkryetare e Partisë Socialdemokrate të Zvicrës.

Osmani shprehi brengat se edhe përkundër mundësisë dhe premtimit nga pala zvicerane që Marrëveshja të fuqizohet deri në fund të vitin 2017 për të filluar zbatimi i saj qysh nga fillimi i vitit 2018, kjo tani për arsye objektive e subjektive të palës së Kosovës është vënë në pikëpyetje. Pikërisht për të filluar proceduarat fuqizuese ai në fillim të muajit nëntor 2017 ka dërguar e-mail tek Ministri z. Reçica, zyra e Kryeministrit dhe ka kontaktuar edhe Kryetaren  e Komisionit përgjegjës të Kuvendit të Kosovës, por që mjerisht nuk është reaguar fare dhe se nuk ka marr akoma përgjigje.

Kurse përfaqësuesit nga institucionet politikëbërse, u shprehën se Qeveria e Kosovës e ka vendosur si prioritet ratifikimin e kësaj marrëveshje. z. Xhaferi, si drejtor i departamentit të Pensioneve në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale u shpreh se Kosova padrejtësisht ka ndërprerje të plotë të marrëveshjes dhe se ekzekutivi nga mesi i janarit 2018 do të raportoj tek Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale pranë Parlamentit të Kosovës. Ndërsa, z. Baftiu u shpreh se legjislatura e IV e Parlamentit të Kosovës ka debatuar dhe kanë dal rekomandime nga deputetët, mirëpo rezoluta e aprovuar njëzëri nga Kuvendi i Kosovës  nuk është përfillë sa duhet nga Qeveria e Kosovës.

“Ne jo që e kemi harru problemin, mirëpo kemi prit deri sa Qeveria e Kosovës ta kaloj 100 ditëshin e saj dhe tani do të kërkojmë raportime nga z. Reçica rreth punës që e ka bërë Qeveria për marrëveshjen e pensioneve”, potencoi deputetja Baftiu.

Për fund, u kërkua që në këtë proces të kyçen edhe ekspertët shqiptar, të cilët janë anashkaluar gjatë procesit si dhe të ketë mirëkuptim nga ana e Qeverisë së Kosovës për t’i përfshirë edhe bashkëpunëtorët e ngushtë jo-shqiptar.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending