Connect with us

Aktuale

Cili është plani i Qeverisë Haradinaj për energjinë, a do të ketë rrymë të mjaftueshme

Published

on

Edhe 17 vite pas luftë, Kosova vazhdon të ketë probleme me energjinë elektrike. Qeveria e Ramush Haradinajt po synon që brenda mandatit të saj ta eliminojë këtë problem nëpërmjet një plani disa pikësh. Një ndër synimet është edhe përfshirja e Kosovës në rrjetin rajonal të gazit natyror.

Plani është për zhvillimin e energjisë është publikuar tek Plani i Qeverisë për vitin 2017-2021, tek Objektivat e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, të cilin e posedon lajmi.net.

Për sektorin e energjisë, Qeveria Haradinaj ka  paraparë të zhvillohet në 6 fusha: a,  Sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm me energji , b. Ndarjen e minierës nga gjenerimi, c. Integrimi i plotë në tregun rajonal të energjisë, d. Rritja e kapaciteteve ekzistuese të sistemeve termike dhe ndërtimi i kapaciteteve të reja,  e. Përfshirja e Kosovës në rrjetin rajonal të gazit natyror, f. Plotësimi i caqeve dhe obligimeve për efiçiencë të energjisë dhe burime të ripërtëritshme të energjisë.

Ky është plani i Qeverisë në tersi për energjinë:

 Sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm me energji

Energjia përbën një nga elementet vitale të zhvillimit të një vendi. Pasiguria e furnizimit me këtë produkt jetësor përbën pengesa serioze të zhvillimit normal të jetës ekonomike e shoqërore. Kosova po ballafaqohet me këtë sfidë po thuaj dy dekada me radhë.

Me gjithë potencialin e konsiderueshëm për kursimin e energjisë, ky potencial nuk është duke u shfrytëzuar sa duhet në Kosovë. Edhe pse pjesëmarrja e BRE-ve në bruto konsumin e energjisë, përfshirë edhe energjinë terminke nga këto burime, është 19%, energjia elektrike e gjeneruar nga BRE-të vazhdon të mbetet e ulët në konsumin e përgjithshëm të energjisë elektrike.

Për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe të pandërprerë me energji elektrike janë të nevojshme investimet e mëdha në ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike dhe rehabilitimin e atyre ekzistuese sipas kërkesave të përcaktuara në Komunitetin e Energjisë, gjith[mon[ duke e vendosur interesin e qytetarëve në rend të parë si dhe interesin e përgjithshëm publik dhe ekonomik të vendit.

Masat që duhet ndërmarrë për këtë qëllim konsiderohen:

Hapja i mihjes së re të thëngjillit (Sibovci jugor) si dhe ndarja e minierave të reja të thëngjillit nga Gjenerimi: Gjenerimi dhe minierat do të jenë qendra profitabile të ndara, të cilat do të jenë në shërbim reciprok, por me llogari të ndara. Qendrat profitabile munden me qenë edhe më shumë të cilat kanë karakter të njëjtë.

Fillimi sa më shpejtë i ndërtimit të termocentralit të ri sipas kritereve strikte rentabile, duke pasur parasysh koston e energjisë të cilën qytetari do të paguaj, si dhe për të plotësuar nevojat e kërkesave për energji elektrike për një periudhë afatgjatë, gjithmonë duke vendosur interesin e qytetarit në radhë të parë si dhe interesin e përgjithshëm publik dhe ekonomik. Do të harmonizojmë koston me kapacitetin prodhues.

Përgatitjet për rehabilitimin e TC Kosova B sipas një orari të përshtatur me futjen në prodhim të kapacitetet e reja prodhuese;

Vazhdimi i operimit të TC Kosova A deri në zëvendësimin e kapaciteteve të tij me TC-në e ri; Më pastaj, do të shfrytëzohet infrastruktura e TC Kosova A për të krijuar kapacitete të reja, përmes krijimit të partneriteteve publiko private me agjencionin e participimeve.

Ndërtimi i kapaciteteve prodhuese fleksibile për qëllime parësore të rregullimit të sistemit elektroenergjetik;

Shfrytëzimi i gjithë potencialit të BRE-ve te identifikuar per prodhimin e energjisë elektrike.

Të gjitha veprimet që do te ndërmerren per ndërtimin dhe rehabilitimin e kapaciteteve prodhuese të energjisë do të bazohen ne kërkesat mjedisore sipas legjislacionit të BE-së.

Financimi injësive tërejaenergjetike  dotebehet mekapital privat, kredi ngaprodhuesit e teknologjisë,kredi  te  buta   nga institucionet financiare, bonot korporatavedhe alternative e fundit  mbeten fondet  publike dhebuxheti i Kosovës.

Integrimi në tregun rajonal të energjisë

Kosova ka marrë zotimin për të zbatuar detyrimet që burojnë nga Traktati për Themelimin e Komunitetit të Energjisë si dhe ka obligim kontraktual që nga 1 prilli 2016 zbatimin e obligimeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Këto obligime në masë të konsiderueshme lidhen edhe me plotësimin e kërkesave për t’u integruar në tregun e Komunitetit të Energjisë dhe më tej në tregun e energjisë së BE-së.

Deri më tash janë ndërmarrë një varg veprimesh në këtë drejtim siç janë:

Përafrimi i legjislacionit të Kosovës me legjislacionin e BE-së për tregun e energjisë;

Privatizimi i sistemit të shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike si dhe ndarja ligjore e këtyre aktiviteteve për t’i hapur rrugë qasjes së palëve të interesuara për shfrytëzimin e rrjetit të shpërndarjes;

Ndarja pronësore e OST-së (KOSTT-it) sipas kërkesave të legjislacionit të BE-së;

Funksionalizmi i Rregullatorit të pavarur të energjisë;

Themelimi i Zyrës së Ndihmës shtetërore;

Licencimi i furnizuesve të rinj duke bërë kështu hapjen e tregut për palët e interesuara të furnizimit;

 De rregullimin e çmimeve të gjenerimit

Si do qoftë për të kryer gjithë procesin e integrimit në tregun rajonal të energjisë kërkohet avancimi i mëtejme i hapave si ne vijim:

Përgatitja dhe miratimi i Programit të veprimit për mbrojtjen e konsumatorëve në nevojë;

Zbatimin e ‘masave të buta’ sipas udhërrëfyesit të SKE-së

Krijimi i tregut të përbashkët me Shqipërinë si një zonë e përbashkët tregtare energjetike Kosovë – Shqipëri si hap i parë drejt integrimit në tregun e përbashkët të Komunitetit të Energjisë;

Forcimi i mëtejmë i kapaciteteve të Rregullatorit, Autoritetit të Konkurrencës dhe Zyrës së Ndihmës Shtetërore për të monitoruar tregun e liberalizuar të energjisë- aktivitet permanent;

Aderimi në bursën e energjisë që është në themelim në Shqipëri;;

Certifikimi i KOSTT-it dhe anëtarësimi i ti në ENTSO-E- në varësi të zbatimit të marrëveshjes për energji me Serbinë;

Anëtarësimi i ZRrE në ACER;

 Rritja e kapaciteteve ekzistuese të sistemeve termike dhe ndërtimi i kapaciteteve të reja

Urbanizimi gjithnjë më i madh i qyteteve më të zhvilluara të Kosovës, ka krijuar nevojën e furnizimit me energji të përshtatshme për ngrohjen e hapësirave të objekteve kolektive në të gjitha qytetet e mëdha të Kosovës.

Instalimi i sistemit të koogjenerimit në TC “Kosova B” ka krijuar mundësi për furnizim të qëndrueshëm me energji termike për një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve dhe bizneseve jo vetëm në Qytetin e Prishtinës, por edhe në qytetet që janë në afërsi të termocentraleve.

Sistemet e vjetërsuara termike në qytetet Gjakovë, Mitrovicë dhe Zveçan kanë nevojë për rehabilitim duke pasur në konsideratë edhe zhvillimet urbane që kanë ndodhur dhe që planifikohen të bëhen.

Për arritjen e qëllimit do te konsiderohen veprimet në vijim:

Përgatitja e kushteve për fillimin e ndërtimit të sistemeve të energjisë termike në qytetet e mëdha të Kosovës (Pejë, Prizren, Gjilan, Ferizaj) përfshirë zhvillimin e sistemit të ngrohjes në Drenas bazuar në energjinë termike të mbetur nga procesi teknologjik i shkritores; së Feronikelit.

Zgjerimi i rrjetit të Ngrohtorës “TERMOKOS”, sipas një Master Plani të zgjerimit duke pasur në konsideratë edhe përfshirjen e komunave fqinje të Prishtinës;

Ndërtimi i centralit të gjenerimit të energjisë termike në Ngrohtoren e Qytetit të Gjakovës si dhe  përmirësimi dhe zgjerimi i rrjetit ekzistues për shfrytëzimin maksimal të kapacitetit të ri të parashikuar të gjenerimit të energjisë termike;

Përmirësimi i sistemeve të energjisë termike në qytetet Mitrovicë dhe Zveçan;

Përfshirja e Kosovës në rrjetin rajonal të gazit natyror

Zhvillimi i infrastrukturës së gazit natyror për një treg të vogël siç është rasti i Kosovës, paraqet sfidë të madhe, mirëpo duke qenë se Kosova është palë kontraktuese e Komunitetit të Energjisë janë hapur mundësitë reale për përfshirjen e saj në rrjetin rajonal të gazit natyror. Zhvillimet rajonale, përkatësisht projekti i Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) i ka krijuar Kosovës mundësi të mëdha për t’u përfshirë në një të ardhme në rrjetin ndërkombëtar të gazit natyror. Në këtë rrafsh. Përfshirja e projektit ALKOGAP (gazsjellësi Shqipëri- Kosovë) në Listën e projekteve me prioritet të Komunitetit të energjisë paraqet në rast ideal që do të shfrytëzohet në periudhën e ardhshme katërvjeçare.

Veprimet e shpejta që do të ndërmerren do të lidhen me:

Marrëveshjet e nevojshme që Kosova të jetë palë e përfshirë ne proces;

Kompletimi i legjislacionit, me legjislacion sekondar,

Zhvillimi i kapaciteteve institucionale dhe rregullative për të udhëhequr me procesin e zhvillimit të infrastrukturës së gazit natyror.

Plotësimi i caqeve dhe obligimeve për efiçiencë të energjisë dhe burime të ripërtëritshme të energjisë

Kosova është zotuar në përmbushjen e cakut të kursimit prej 9% nga konsumi i gjithmbarshëm i energjisë, cak i vendosur sipas Direktivës 2006/32/EC të BE-së. Gjithashtu ka marrë obligimet për zbatimin e politikave të reja të BE-së që burojnë nga Direktiva Evropiane 2012/27/EC për efiçiencën e energjisë.

Në sektorin e BRE-ve, synimi është zhvillimi dhe përmirësimi i mekanizmave të nevojshëm rregullator dhe operacional për arritjen e cakut prej 25% të pjesëmarrjes së energjisë nga BRE-të në bruto konsumin final të energjisë deri në vitin 2020. Pas kësaj, Qeveria do të rishikoj arritjet e integrimit të BRE-ve dhe do të vendosë caqet e reja për periudhën në vijim. Pritet që Kosova të nxis më tutje BRE-të, në pajtim me potencialin, obligimin dhe nevojat, si dhe karshi zhvillimeve dhe përvojës Evropiane.

Do të merren në konsideratë hapat në vijim:

Rishikimi i legjislacionit për efiçiencën e energjisë dhe BRE-të në përputhje me kërkesat e Komunitetit të Energjisë dhe MSA-së;

Themelimi i mekanizmave të përshtatshëm për financimin e masave të efiçiencës së energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme të energjisë;

Zbatimi rigoroz i planeve ekzistuese të veprimit për arritjen e caqeve të EE dhe BRE-ve dhe hartimi i planeve të reja sipas caqeve që do të përcaktohen në kuadër të Komunitetit të Energjisë.

Zbatimi i masave te Efiçiencës se Energjisë ne ndërtesa publike te nivelit qendror dhe lokal

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending