Ndërtim
Cilat janë cilësitë e betonit të mirë dhe të qëndrueshëm
Betoni i mirë dhe kualitativ duhet të ketë disa kualitete për të rezultuar në një punë më të mirë dhe të qëndrueshme. Më poshtë keni disa nga kualitetet të cilat duhet t’i ketë lloji i betonit të gatshëm për t’u përdorur:
Fortësia
Nëse betoni është i fortë në shtypje ai do të jetë i dobët në tension, si betoni i përdorur në ndërtimin e konstruksioneve të ndryshme sikurse ndërtimi i urave etj. Në këso struktura duhet të përdoren shufra çeliku me beton për të rritur forcën e betonit në mënyrë që ai të jetë në gjendje t’i rezistojë ngarkesave.
Qëndrueshmëria
Betoni duhet të jetë në gjendje të tejkalojë vështirësitë e motit, një erë të fortë, shi, stuhi dhe ndryshime të temperaturës. Pra, kur përdorim betonin në ndërtimin e vijës së kanalizimit ose në ujë të detit atëherë ai duhet të jetë në gjendje të përballojë veprimin e kripërave kimike, pastaj betoni do të jetë i sigurt nga problemet mjedisore.
Rezistent ndaj ujit
Kur ne përdorim betonin në ndërte të atilla si kanale të ujit, mure mbajtëse, është shumë e nevojshme që betoni duhet të jetë rezistent ndaj ujit. Nëse betoni nuk është rezistent ndaj ujit atëherë ato shufra çeliku që kemi përdorur në beton mund të ndryshken duke quar në dështimin e strukturës.
Punueshmeria (elasticiteti)
Betoni duhet të jetë lehtësisht i zbatueshëm në përdorimin e ndërtimit. Për këtë ne duhet ta përdorim ujin me masë të caktuar. Atëherë betoni do të jetë i zbatueshëm dhe i fortë. Por nëse raporti i ujit është maksimal në beton rezulton në beton të rrjedhsëm. Kur betoni bëhet i rrjedhsëm atëherë ai ehumb forcën e tij.
Dendësia
Betoni duhet të jetë i ngjeshur dhe nuk duhet të ketë fluska apo hapësira të zbrazura, dhe pesha e betonit duhet të jetë 3000kg / cu për metër. Pra, kjo është cilësia më e mirë e betonit.