Arkitekturë
Cila ndërtesë shtetërore u zgjodh më e mira
Organizuar nga revista “New Civil Engineer” në bashkëpunim me “ICE” dhe “Journal of Architects” tani në përvjetorin e saj të 30-të, “British Construction Industry Awards” shfaqin mënyrën se si inxhinierët civilë transformojnë jetën. Të gjitha projektet gjykohen nga klient të lartë të industrisë.
Çmimi i “Ndërtesës Publike më të Mirë të Kryeministrit” (Prime Minister’s Better Public Building) miraton përsosmërinë në ndërtesat dhe infrastrukturën e financuar publikisht dhe mbështetet nga Autoriteti i Infrastrukturës dhe Projekteve (IPA) dhe Departamenti për Biznesin, Energjinë dhe Strategjinë Industriale.
Fituesi i këtij viti është shpallur “New Scotland Yard” në Londër, e njohur më parë si ndërtesa “Curtis Green”.
Caroline Nokes, ministre për Efikasitetin e Qeverisë, thotë: “Ky çmim për Scotland Yard është testament i angazhimit të qeverisë për ndërtimin e ndërtesave publike të cilat japin shërbime publike më të zgjuara.”
“Dizajni inovativ dhe përdorimi i teknologjisë në ndërtesë i ndihmon punëtorëve të punojnë në një mënyrë më moderne dhe efikase. Rinovimi i saj u financua nga shitja e ish ndërtesës së policisë më parë dhe tani shërben si një qendër kryesore e mbështetur nga nëntë zyra lokale, duke i vënë shërbimet e policisë më shumë në kontakt me komunitetet e tyre lokale.”
Cressida Dick, Komisionere e Shërbimit Policor Metropolitan, thotë: “Unë jam e kënaqur që ndërtesa jonë e re është lavdëruar. Kjo ndërtesë, në zemër të Westminsterit ofron Shërbimit Policor Metropolitan një të ardhme më të mirë, duke ofruar pajisje dhe teknologji të shkëlqyeshme për oficerët dhe stafin tonë “.
Presidenti i ICE, Profesori Tim Broyd shton: “Dizajni është mahnitës, duke plotësuar mjedisin e tij dhe duke demonstruar një rikrijim në standardin më të lartë”.