Aktuale
Cila është shtëpia më e bukur në botë?

Ndryshe nga qëllimi i tyre parësor, ditëve të sotme shtëpive iu kushtohet rëndësi e veçantë gjatë projektimit. Por, si ka lindur ideja që ato veçse të jenë një vend për t’u strehuar, të jenë edhe të bukura?!
Revista prestigjioze BBC, në artikullin kushtuar “shtëpisë më të bukur në botë”, tregon se si ka ndryshuar koncepti i këtyre objekteve ndër shekuj dhe cila është shtëpia “model” që akoma mbetet inspirim për arkitektët më në zë, kur vie puna tek projektimi i tyre.
Më poshtë mund t’a gjeni artikullin e plotë të BBC-së, nga kritiku i arkitekturës Jonathan Glancey;
Në vitin 1565, zyrtari i lartë në gjykatat e Papës IV dhe V, Paolo Almerico, u largua nga Vatikani në Vicenza, të Italisë verilindore. Këtu ai porositi njërin ndër arkitketët më të mëdhenj të historisë, Andrea Palladio, për të projektuar një lloj të ri të shtëpisë.
E ndërtuar në një kodër me pamje nga qyteti dhe fshatrat përreth, La Rotonda ishte një vilë e pavarur nga bujqësia, feja apo tregtia. Ishte një vend studimi, soditjeje dhe kënaqësie e qetë, e gjithashtu një vepër e artit të patëmetë, transmeton Ndërtimi.info.
As pronari e as arkitekti nuk jetuan për ta parë La Rotonda-n të përfunduar. Megjithatë, ky objekt i bukur ishte me të vërtetë një gëzim i përjetshëm. Paqësor, simetrik, i mbushur me simbolizëm të fshehtë fetar, kjo shtëpi lidhi peizazhin me qytetin, ndërkohë që bashkoi artin me arkitekturën. Kjo ishte një ide e Rilindjes që u jetësua plotësisht.
Që nga ajo kohë, pa marrë parasysh çfarë stili, materiali apo kulture, shumë arkitektë dhe pronarë kanë synuar të bëjnë pak a shumë atë që Palladio dhe Almerico kanë bërë 450 vite më parë. Një ekspozitë e re e “MoMA”-s (Muzeu i Artit Modern)në Nju Jorku, “Shtëpia e Pafundme: Kryqëzimet e Artit dhe Arkitekturës”, e konsideron shtëpinë e vetme të familjes si tema për përpjekjet krijuese të arkitektëve dhe artistëve të rinj.
Nëpërmjet vizatimeve, modeleve, videove dhe instalimeve, shfaqja hulumton shtëpinë si një mjet për të eksploruar ide arkitekturore që përputhen me shqetësimet e artit. Ajo gjithashtu shikon punën e artistëve që e kanë bërë shtëpinë një fokus të krijimtarisë së tyre dhe me nënkuptim ngre pyetjen që i është përgjigjur në mënyrë të shkëlqyeshme Palladio dhe Paulo Almerico: a mund të jetë shtëpia një vepër arti?

Pyetja është bërë në kohën e duhur, pasi që në shumë vende është bërë problem strehimi i popullsisë, për shkak të rritjes së së shpejtë të saj në botë. Kjo gjë ka çuar në shtrirjen intensive të vendbanimeve edhe në periferi.
Tregimi i MoMA-së përqendrohet në bashkimin e artit dhe arkitekturës gjatë pesëdhjetë viteve të fundit, në vend të përqëndrimit të saj të rreth 500 viteve të mëparshme. Kjo ndodh sepse ky vit është 50 vjetori i vdekjes së Frederick Kieslerit, një artisti dhe arkitekt vizionar austriako-amerikan, që bashkëpunoi shumë me muzeun në vitet e ‘50 -ta, për një projektin e vitit 1950 i cili ishte po aq radikal sa shtëpia La Rotonda. Ishte kjo Shtëpia e Pafundme, e cila u realizua vetëm si një model, por ishte e jashtëzakonshme dhe përmbante atë që Kiesler e quan “correalism”, një filozofi e dizajnit e cila kishte të bënte me formimin e hapësirave, njerëzve, objekteve, koncepteve dhe artit.
Nëse kjo gjë tingëllon shumë e viteve ’60-ta, në njëfarë mënyre ishte. “Correalism”-i dhe Shtëpia e Pafundme do të ndikonin më pas tek arkitektët si Frank Gehry, i cili në vitin 1998 ishte pranuesi i parë i çmimit “Frederick Kiesler” për arkitekturë dhe art. Muzeu epokal i Gehring “Guggenheim Bilbao” kishte vulosur reputacionin e arkitektit të famshëm.

Njëzet vjet më parë, Gehry kishte blerë një shtëpi modeste holandeze të stilit kolonial që datonte nga viti 1920 në Santa Monica, duke i dhënë koncept interesant për artin.
“Neve na thanë se kishte fantazma në shtëpi. Vendosa që ato të ishin fantazma të kubizmit” ishte shprehur Gehry për “Arch Daily”, i cili kishte krijuar shtëpinë në një formë të pazakontë e jo shumë të parë për atë kohë.

Frederick Kiesler do të kishte shijuar vizitën tek kjo shtëpi e Frank Gehry, që dyfishohet si një vepër e artit. Kur iu kërkua të ndërtojë një model të plotë të Shtëpisë së Pafundme, në oborrin e MoMa-s, në vitin 1960-të Kiesler foli për dysheme unike dhe kombinim elementesh, por një projekt i tillë nuk u realizua kurrë.

Edhe arkitektët modern, sidomos Le Corbusier dhe Mies van der Rohe, kishin krijuar shtëpi që sollën idealin e Palladio dhe Paolo Almerico në shekullin e XX-të dhe më gjerë. /Ndërtimi.info/
