Aktuale
Çifti kanadez vendosi të qëndrojë kur të gjithë e lëshuan qytezën e tyre
Njerëzit që jetuan për dekada në ishullin e vogël kanadez, me kalimin e viteve e kishin braktisur qytezën e tyre, pasi qeveria kishte njoftuar se do të ndërpresë energjinë elektrike dhe shërbimet tjera. Por, vetëm dy persona kishin vendosur të vazhdojnë jetën në ishullin Little, ku gjendet qyteza Newfoundland.
Qeveria kanadeze u ka dhënë afatin e fundit banorëve – 31 dhjetorin që të largohen, përndryshe do të shkyçen nga energjia elektrike dhe shërbimet tjera. E ky lajm pothuajse të gjithë i alarmoi duke i detyruar të braktisin shtëpitë e tyre, dhe të vazhdojnë jetën në qytetet tjera të Kanadasë, transmeton Telegrafi.
Mike dhe Georgina Parson janë të vetmit që vendosën të qëndrojnë në qytezën fantazmë, derisa aktualisht ky vend numëron vetëm 71 banorë dhe kanë afat pothuajse edhe një javë që të largohen.
Duket se kostoja e lartë e jetesës për shkak të kushteve të rënda klimatike ka detyruar autoritet t’ia mbyllin dyert shkollës së vetme katër vite më parë, kurse peshkimi që konsiderohej burimi i vetëm i të ardhurave, humbi interesimin e banorëve me kalimin e viteve.
Sipas autoriteteve qendrore, qeveria do t’i kursej rreth 20 milionë dollarë – të cilat kryesisht do të arkëtohen nga ndërprerja e energjisë elektrike dhe shërbimet tjera.
Por çifti Parson shpenzuan 50 mijë dollarë që të përgatiten për të vazhduar jetën këtu atëherë kur edhe qeveria do të “dezertoj”. Ata deklaruan për CTV News, se kanë instaluar panele solare për energji elektrike dhe për ujë të nxehtë.
Gjithashtu kanë mbledhur mjaftueshëm barna dhe ushqim, që të mos e kanë brengë për të paktën dy vitet e ardhshme.
Ata madje kanë siguruar disa barka nëse rast se dëshirojnë të udhëtojnë diku – edhe pse gjatë muajve të dimrit lundrimi është i pamundur për shkak se sipërfaqja e ujit ngrihet dhe krijohen copa të mëdha akulli.
“Nuk jemi nervoz aspak për këtë”, tha Georgina gjatë një interviste, duke shtuar se “megjithatë vazhdon t’i duke si një skenë e rreme”.
Në anën tjetër bashkëshorti i saj Mike tha se qyteza është bërë shumë më e qetë, pasi banorët çdo ditë e më shumë po e braktisin.