Aktuale
Çfarë nënkupton modernizmi sot?

Është shumë e lehtë të ndjehesh i lodhur për modernizmin. Ajo që nisi si një qasje radikale racionale dhe analitike e dizajnit është shndërruar në tym pas të cilit dizajnuesit dhe zhvilluesit mund të fshehen lehtësisht. Gjuha e logjikës është një mburojë e fortë kundrejt kritikave dhe i plotëson pyetjet rreth vijës fundore. Kufiri në mes të minimalizmit dhe vlerës minimale të projektuar është një pikë e paqartë aq sa pothuajse fare nuk shihet.
Modernizmi u krijua nga një entuziazëm dhe gëzim i madh për një të ardhme më ndryshe. Inovacionet teknologjike, jo vetëm që zgjodhën problemet e industrisë por e bënë edhe kohën e lirë e lirë më të lehtë. Me zgjidhjet e reja që shfaqen çdo ditë e ardhmja duke tejet e ndritshme. Modernizmi ishte përqafimi i një perandorie, për të cilën të gjithë ne e morëm shtetësinë. Projektimet ishin më të mëdha se sa e ardhmja që ne e imagjinonim për vetën.

Vizioni origjinal i Paul Rudolph për LOMEX
Modernisti amerikan, ndër më të njohurit për strukturat e tij brutaliste Paul Rudolph nuk arriti kurrë ta shihte të jetësuar vizionin e tij të madh për “Lower Manhattan Expressway”(Autostrada e Ulët Mahattan). Për ta kremtuar atë që do të ishte ditëlindja e 100-të e arkitektit, dizajnerët e njohur Lasse Lyhne-Hansen dhe Philip Ohnesorge rishikuan projektin duke përdorur skica dhe forma të publikuara, për modelet, duke e paraqitur kështu përmes fotove projektin që do ta ndryshonte tërësisht New Yorkun, shkruan “Arch Daily”, transmeton Ndërtimi.info.

Imazhet e Lasse Lyhne-Hansen
Imazhet e projektit “LOMEX ” të Rudolphit e çojnë autostradën në Manhattan në një univers modern alternativ, duke kërkuar kështu “të bukurën në këtë kryevepër të urryer dhe të papërpunuar”.
Projekti u asgjësua nga përpjekjet e drejtuara nga aktivisti urbanistik Jane Jacobs, teksa dështimet e projekteve të tilla, masive urbane (të ngjashme me të Rudolph) sugjerojnë se, po të ishin ndërtuar, nuk do të kishin qenë të suksesshme – edhe pse imagjinata dhe entuziazmi për to ishte tejet e mëdha.
Në të vërtetë, kjo ndjenjë optimizmi është në fund të fundit ajo që e definon këtë profesion sot.

Gjykata e Drejtësisë nga J. MAYER
Edhe në intervistën e publikuar këtë javë në “Arch Daily”, me arkitektin Jürgen Mayer H, ai tregon për interpretimin e modernizmit aktual dhe optimizmin të tij, duke shpjeguar se “… i shoh projektet e mia si lente përmes të cilave konteksti rrethues është duke kërkuar për të parë diçka të re. Arkitektura është një katalizator, i cili nuk është një sfond i jetës së përditshme, por diçka që ju provokon ta ri-shihni brenda kushteve hapësinore” ka thënë ndër të tjera Mayer.

Muzeu Garage “Miami” nga Jurgen Mayer
Dizajni gjithmonë është në kërkim të një të ardhmeje më të mirë, pavarësisht se çfarë forme merr./Ndërtimi.info/
