Aktuale
Çfarë mund të mësojmë nga shtëpia që i mbijetoi uraganit Michael
Në mesin e shkatërrimeve të shkaktuara nga uragani Michael, në qytetin e Floridës, një shtëpi e vetme që i shpëtoi erërave me rreth 155 milje për orë, u bë menjëherë virale në rrjetet sociale.
Kodi i stuhive në qytetin me rreth njëmijë banorë të Florida-s, kërkon që për këtë zonë shtëpitë të projektohen për t’i rezistuar erërave që fryjnë deri në 120 milje për orë, por “Kalaja e Rërës” ishte projektuar për t’i rezistuar erërave edhe nga 240 deri 250 milje për orë, shkruan Archpaper, transmeton Ndërtimi.info.
Shtëpia trekatëshe njohur si “Shtëpia e Rërës”, ishte ndërtuar po këtë vit nga arkitekti Charles A. Gaskin. Muret e forta prej betoni të përforcuar në të gjitha qoshet e shtëpisë kanë qenë baza e mbrojtjes.

Dëmi kryesorë gjatë uraganit ishin shkallët që ishin pjesë e shkëputur e shtëpisë, disa dritare dhe disa nga pllakat e tarracës, ndërkohë që pjesa tjetër e ndërtesës mbeti pothuajse e paprekur.
Riparimi i dëmeve e shkaktuara mendohet se do të zgjasë deri në disa muaj.
Arkitkektët si asnjëherë më parë luajnë rol kyç në projektimin e shtëpive në zona të tilla delikate me qëllim që t’i përballojnë stuhive dhe erërave të forta.
Sipas The New York times, në vitin e kaluar nga rreth 800,000 shtëpi të ndërtuara në Florida, vetëm rreth 8 përqind të tyre kanë përmbushur standardin e një ndërtese rezistente ndaj kushteve të këqija klimatike./Ndërtimi.info/



