Arkitekturë
Bytyçi: Profesorët të krijojnë vetëdijen te studentët se arkitektura është ide e publikes [video]

Arkitektura është art që dallon nga artetet tjera. Ajo veç artit është edhe shkencë, e cila varet nga zgjidhja dhe kreativiteti i krijuesit, por mbi të gjitha duhet të bazohet në interesin publik të komunitetit
Arkitektura në vete ka karakter publik. Për idenë e publikës, po i bëhet thirrje edhe profesorëve të Universitetit, që studentët e arkitekturës në Kosovë t’i aftësojnë për projektimin e objekteve industirale e objekte banimi.
Pra, arkitekti ka rol të rëndësishëm në krijimin e hapësirave në kontekst të vendit, të rrethanave kulturore, sociale e politike.
Të bërit apo të krijuarit e arkitekturës sipas arkitektit të Prishtinës, Arianit Bytyçi, duhet të ndërlidhet edhe me vetëdijen që profesorët duhet ta krijojnë tek studentët apo tek arkitektët e ardhshëm që Arkitektura është veprimtari shumë dimensionale, që parasëgjithash nënkupton interesin publik, se Arkitektura është simboli më i mirë fizik i idesë së komunitetit, është mënyra më e mirë e shpërfaqjes së besimit në nocionin e së mirës së përbashkët.
Në gjithë këtë mes po luajnë rol edhe ligjëruesit e universitetit. Bytyçi thotë se profesorët e universitetit se duhet ta kenë të qartë se si duhet të aftësojnë kuadrot e reja për mënyrën e projektimin të një objekt banimi, apo projektimin e një objekti industrial.
Madje thotë se studentët që do të jenë arkitektët e së ardhmës në Kosovë duhet të krijohet vetëdija se arkitektura është idea e publikes.
“Duhet ta kenë të qartë profesorët apo ligjëruesit në Universitet se si duhet ta aftësojnë një kuadër, se si duhet ta projektojë një objekt banimi, apo si duhet ta projektojë një objekt industrial. Por, jo vetëm atë pjesë, por ta krijojë vetëdijen tek studentët apo tek arkitektët e ardhshëm se arkitektura është ideja e publikes, e që nuk është vetëm ideja e privates. Sepse, edhe një shtëpi të thjeshtë të ndërtojë ndokush, ajo është private por në esencë ajo është publike për arsyeje se ajo shpërfaqet në publik dhe krijon një ambient të mirë në atë lagje apo krijonë ambient jo të mirë arkitektonik dhe urbanistik”, potencoi Bytyçi në intervistë për Ndertimi.info.
