Infrastrukturë
Bypass-i i Shkodrës, një opsion me ura e tunele
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/11/uur.jpg)
Qeveria ka deklaruar tashmë ambicien e saj për plotësimin e korridorit Veri-Jug duke i shtuar edhe Bypassin e Shkodrës si pjesë të rëndësishme të tij por edhe nevojën për lidhjen me qytetin.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri publik së fundmi dy variantet që diskutohen për projektin e Bypass-it të Shkodrës ku mes të tjerave përfshihen ura mbi lumin Drin si dhe mundësi për tunel. Objektivi kryesor i studimit është përveçse ndërtimi i një segmenti te korridorit Kombëtar Veri-Jug edhe korridorit Ndërkombëtar të SEETO, i cili anashkalon qytetin dhe krijon një mundësi lidhje me qytetin e Shkodrës. Gjithashtu në këtë objektiv përfshihet dhe ristudimi i projektit ekzistues të ByPass-Perëndimor. Segmenti parashikohet të jetë i kategorisë A.
Varianti i parë
Nga studim projektimi është dalë në dy variante por që zgjedhja do të duhet të behet pas
një analize më të thellë. Varianti i parë parashikon ByPass-in Shkodër si pjesë e korridorit
Veri-Jug me fillimin 6 km para hyrjes ne qytet. Lumi Drin kalohet me një urë 612 m e
gjatë. Në lumin Kir është parashikuar një urë e dytë, 164 m. Kodra depërtohet me tunel të
shkurtër me 2 tuba A-566 ml e B- 500m. Varianti 1 plotësohet me një viadukt me gjatësi
L=128 m që intersekton rrugën hyrëse në qytet. Në lidhjen e Qytetit me Variantin një
është menduar një Nënkalim 192ml i ndërthurur me Rrethrrotullim.
Gjatësia e gjithë këtij segmenti rezulton pak më shumë se 5 kilometra. Varianti i parë së bashku me kontigjenca dhe TVSH vlerësohet me një kosto 15.1 miliardë lekë.
Varianti 2
Varianti i dytë është një segment me gjatësi sa dyfishi i të parit por i mungojnë disa
elementë. Kostoja e tij bashkë me kontigjencat dhe TVSH vlerësohet në 19.1 miliardë
leke.
Ky variant fillon rreth 680 m sipas aksit nacional përpara Harkut te Bërdicës. Me një
urë të gjatë 770m kalon Lumin Drin. Gjurma vazhdon përgjatë rrjedhës së Lumit Kir. Tek
Ura e Kirit kryqëzohet me rrugën automobilistike dhe atë hekurudhore me mbikalim 30 m
gjatë. Traseja e re kryqëzon rrugën automobilistike që lidh fshatrat e kësaj zone të cilat do
të kalohen me nënkalime me L=12m , pesë të tillë. Lumin Kir kalohet me një urë 460 ml kalon.
Propozimi i dytë përfundon te rreth-rrotullimi i parë i rrugës Shkodër – Hani i
Hotit.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)