Aktuale
By passi i Fierit, punëtorët në protestë, ja çfarë kërkojnë
Punëtorët e kompanive të angazhuara në ndërtimin e By pass-it të Fierit nga firma që falimentoi afro dy vjet më parë, thonë se nuk janë paguar plotësisht ndaj i kërkojnë shtetit të shlyejë borxhin.
Afro 600 punonjës të 48 nënkontraktorëve u mblodhën në protestë në Mbrostar për të kërkuar paratë e 6 muajve.
“Kontraktori në momentin e largimit nga projekti i ka dërguar një letër Autoritet Rrugor shqiptar me listën e të gjithë kompanive nënkontraktore dhe fornitore për tu paguar direkt nga shteti shqiptar, me fondet që shteti i detyrohet kompanisë”, tha punëtroi.
Protesta vjen në një kohë kur shteti shqiptar ka rihapur tenderin për përfundimin e By Pass-it të Fierit. Por firmat që pretendojnë se kanë përfunduar afro 60 % të punimeve kërcënojnë se nuk do të lejojnë asnjë të nisë punimet sa kohë që ata nuk do të marrin paratë e prapambetura
“Nuk do të kenë shancin më minimal për tu futur në këtë objekt, në këtë segment prej 22 km pa u paguar 600 punonjës që kanë derdhur djersën e tyre përndryshe do të përballen me një barrikadë njerëzore prej mijëra njerëzish”, thotë punëtori.
Për By Pass-in e Fierit me gjatësi 22 km që lidh segmentin Lushnje-Fier me atë Levan-Vlorë dhe Levan-Tepelenë, të cilët janë nën ndërtim, qeveria do të përdorë 48.8 milionë euro të mbetura nga kredia 60 milionë euro e BERZH si edhe Bankës Europiane dhe Investimeve.




