Aktuale
Buxheti për Planifikim Urban në Prishtinë nervozon kryetarët e Bashkësive Lokale
Komuna e Prishtinës për vitin a ardhshëm (2018) në Drejtorinë e Planifikimit ka ndarë rreth 620 mijë euro investime. Nga kjo kosto, 70 mijë euro janë ndarë për hartimin e hartës zonale e cili është edhe projekti kryesor për Komunën gjatë vititi të ardhshëm, kështu ka bërë të ditur drejtori i Planifikimit Hapësinor dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Prishtinës, Genc Bashota.
“Janë planifikuar 620 mijë euro buxhet prej të cilave është hartimi i planit zhvillimi komunal 70 mijë euro, hartimi i paraprinë përndryshe hartimit të hartës zonale… pastaj kemi 100 mijë euro për planet rregulluese të hollësishme, kemi për incizime gjeodezikë diku 150 mijë euro…kemi për konkurse të ndryshme 70 mijë euro. Kemi sektorin e mjedisit janë disa aktivitet, shënimi i ditëve mjedisore fushatave vetëdijësuese të gjitha janë 30 mijë euro. Ndërsa në sektorin e qëndrueshme apo të ekonomisë kemi ndarë 80 mijë euro për projektet me partneritet publiko-privat. Ne këtë vit kemi filluar pesë projekte publiko-privat të cilat fatkeqësisht për disa bllokada në nivel qendrorë ende nuk janë iniciuar”, tha Bashota.
https://www.facebook.com/ndertimiinfo/videos/269133633601977/
Gjithashtu, Bashota ka treguar se 50 mijë euro janë ndarë edhe për punësimin e të rinjve.
Mos dorëzimi i këtij planifikim të buxhetit në adresën e kryetarëve të bashkësive qe edhe shkaku i cili nervozoi kryetarët e Bashkësive Lokale.
Meqë siç janë shprehur ata, nuk mund të diskutojnë pa pasur gjëra konkrete.
Kryetari i Bashkësisë Lokale:
“Neve nuk na dërgohet kurrfarë materiali në mënyrë që ne të jemi më të përgatitur për mbledhjen e sotme. Ju e bëtë hyrjen, faleminderit që na përshëndetët dhe prezantuar punën e juaj. Por unë kisha pas qef që ju paraprakisht të hapni fjalën në lidhje me çka është çështja , deri ku keni shkuar me diskutime dhe çka kemi për detyrë ne sot sepse ne nuk jemi të njoftuar për asnjë problem. As të ndërtimit infrastrukturor, as ndërtimeve kapitale për asgjë ne nuk jemi të njoftuar edhe pse shumica prej nesh jem kryetar të bashkësive lokale”, tha njëri nga kryetarët e Bashkësive Lokale.
Tjetri kryetar i bashkësisë lokale:
“Ka shumë të keqe që jemi këtu se nuk kemi çka me bisedu nuk kemi kurrnjëfar materiali. Ne ekonominë e buxhetin nuk e njohim fort”, ka kritikuar ai.
Megjithatë, Genc Bashota drejtori i Planifikimit Hapësinor dhe Zhvillimit Ekonomik ka thënë se ata kanë diskutime të përgjithshme që mbajnë çdo vit dhe se ky diskutim ka të bëjë me buxhetin të cilin e planifikojnë për vitin e ardhshëm.
“Kure bëjmë buxhetin si komunë ne në mënyrë transparente edhe me qytetarët që me i pa brengat e tyre apo sugjerimet e tyre eventuale që ky buxhet vitin e ardhshëm me në më i kompletuar në atë se çka qytetarët munden me na sugejru. Pra temë e veçantë e kemi shpallu edhe në informacion është buxheti. Material me ju pru nuk mundemi për arsyeje se ne nuk e dimë se cilët qytetarë kanë me ardh. Ne nuk mundem me iu dërgu materiale për me u përgatit për mbledhjeje. Zotni, apo kupton?Ne jemi të gatshëm sot me ju dëgju sugjerimet, këshillat vërejtjet e juaja rreth përpilimit se buxheti del në Kuvend, kuvendi e miraton edhe mandej po thuhet jo nuk ka hy kjo rrugë në buxhet jo kemi pas dëshirë me hy një çerdhe, një shkollë”, ka sqaruar Bashota.
Me tu sqaruar çështja e mos dorëzimit të buxhetit në adresat e kryetarëve të Bashkësive, filluan këkresat ndaj komunës së Prishtinës, për vitin 2018.
Adem Shabani nga fshati Llukar ka propozuar që të parashihet uji për fshatin Time që ka rreth 60 mijë banorë. Ai tutje ka thënë se të fillohet furnizimi me ujë të fshatrave të Bashkësisë Lokale Times.
“Unë propozoj për një temë për vitin e ardhshëm që të sigurohet uji për bashkësinë lokale Times…fshatrat e Bashkësisë lokale, Times të kenë ujin e pijshëm. Se po thuhet se banorët e Prishtinës e kanë ujin e pijes, dhe unë e konsideroj që ai i sheshit është i barabartë me Koliqit e të tjerë”, kërkoi Shabani.
Edhe Sami Aliu, nga fshati Slivovë ka kërkuar furnizim me ujë të pijshëm si dhe rregullimin e kanalizimeve pasi që ujërat e zeza po infektojnë pa masë Liqenin e Badovcit.
“Kërkesë tjetër e kam nga publiku, është ujësjellësi dhe qytetarët, këto dy prioritete janë shumë kryesore. Se ne jemi me territor përmbi liqenin e BADOVCIT. Dhe ujërat e zeza janë duke e infektuar pa masë liqenin e Badovcit, kisha lut prej komunës me bërë gjithçka urgjent. Kanalizimin me funksionalizu. Se ai është e pamundur të bëhet nga qytetarët, dhe kisha lut që edhe ujësjellësin edhe kanalizimin”, ka kërkuar Aliu.
Kërkesë tjetër ishte edhe marrja e pronave të komunës në Bardhosh të cilat janë uzurpuar, që të kthehen në çerdhe apo shkolla.
Kërkesat e qytetarëve, do të adresohen në drejtoritë përkatëse, kështu u premtoi drejtori Bashota. I pranishëm në diskutim me qytetarët ishte edhe nënkryetari i Komunës së Prishtinë, Muhedin Nushi.