Connect with us

Aktuale

Brezovica nuk është kualifikuar si projekt strategjik në Ligjin për investime strategjike

Published

on

Pozita e Kosovës në aspektin ekonomik nuk është e shkëlqyer dhe nuk i është dhënë pozitë meritore këtij aspekti, ndërkohë që nevojitet që në të gjitha ambasadat e Kosovës të ketë zyrtarë të veçantë për çështje ekonomike.

Kështu ka thënë drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Besian Mustafa, gjatë raportimit para Komisionit për Punët të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, lidhur me sektorin e investimeve strategjike dhe për sfidat të cilat paraqiten gjatë zbatimit të Ligjit për Investime Strategjike.

Mustafa, duke folur për të arriturat e kësaj agjencie siç janë përkrahja e turizmit, projekte të ndryshme për ndërmarrje të ndryshme, organizime të panaireve të ndryshme, tha se përmes Ligjit për Investime Strategjike janë eliminuar disa pengesa burokratike për investitorët strategjikë, raporton KP.

Kryetarja e Komisionit për Punët të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, Vjosa Osmani ka pyetur Mustafën se ku ka ngecur diplomacia ekonomike e Kosovës, si dhe për Brezovicën se a është kualifikuar si investim strategjik.

Për diplomacinë ekonomike, Mustafa tha se pozita e Kosovës nuk është e shkëlqyer dhe nuk i është dhënë pozitë meritore këtij aspekti, por sipas tij duhet që në të gjitha ambasadat e Kosovës të ketë zyrtarë të veçantë për çështje ekonomike.

Kurse, për Brezovicën ai tha se në kuadër të Ligjit për investime strategjike, kjo qendër rekreative nuk është kualifikuar si projekt strategjik.

Sipas tij, KIESA është duke u munduar që ta riaktivizojë projektin e Brezovicës me qëllim të promovimit tek investitorët strategjikë, por deri tani nuk kanë pasur sukses.

“Në fakt, Brezovica qe përmbyllur si projekt para se të hynte në fuqi Ligji për investime strategjike, pra nëse pyetja është a është projekti i Brezovicës i klasifikuar si projekt strategjik, përgjigja është jo, sipas Ligjit për investime strategjike nuk është i klasifikuar si projekt strategjik. Natyra e tij e bënë projekt mjaft strategjik, por nuk ka aplikuar dhe nuk është i klasifikuar si investitor dhe projekt strategjik. Ne po mundohemi që ta riaktivizojmë ose ta riaktualizojmë këtë projekt duke u munduar që ta promovojmë tek investitorët e ndryshëm strategjik, deri më tani nuk kemi pasur sukses të tërheqim ndonjë investitor në këtë drejtim”, tha ai.

Anëtarja e Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike nga radhët e LDK-së, Donika Maloku ka pyet rreth licencave të eksplorimeve në miniera, të cilat janë paraqitur si pengesa për disa investitorë nga Kanadaja në këtë sektor.

Maloku ka pyetur Mustafën se pas hyrjes në fuqi të ligjit për investime strategjike a është shtruar nevoja që të ndryshohen ligjet apo plotësohen për të lehtësuar procedurat për investime në Kosovë

“Disa investitorë potencialë që vijnë nga Kanadaja kanë shprehur dëshirën që të investojnë në çështjen e minierave në Kosovë, por ligji për investime strategjike nuk ua mundëson atyre që të marrin fillimisht licencat e eksplorimit për t’i konfirmuar rezervat e pastaj për të menduar seriozisht për t’i hartuar projektet e tyre për investime serioze në Kosovë. Prej kësaj rrjedh pyetja, se a mendoni se pas hyrjes në fuqi të këtij ligji është shtuar nevoja që të plotësohet ose ndryshohet ligjet e tjera dhe të harmonizohen me këtë ligj”, tha Maloku.

Lidhur me këtë drejtori i KIESA-s, Besian Mustafa tha se rishikimi i disa ligjeve dhe shtimi i një neni mund t’i japë kah pozitive projekteve strategjike

Sipas tij, me këto ndryshime legjislative do të futej edhe prridhua për eksplorim do të përfshihet në projektin e investimit strategjik.

“Ndryshimet legjislative që do të ishin të mira në këtë drejtim është pra një rishikim i disa ligjeve ku ne si ministri dhe agjenci mund të ofrojnë edhe mbështetjen tonë duke identifikuar saktësisht, se cilat ligje dhe cilat nene do të mund të ndryshohen të paktën duke iu dhënë një kah me përkrahëse pozitive për projektet që klasifikohen për investime strategjike, pra mund të plotësojmë ndryshojmë disa ligje duke u shtuar një nen të veçantë për projektet strategjike ku afat kohore dhe procedurat shkurtohen në mënyrë drastike, një nga to do të ishte edhe ajo që e përmendi edhe deputetja Maloku e që është licencat e eksplorimit”, tha ai.

Kurse, anëtari i këtij komisioni nga Grupi i Deputetëve të Pavarur, Visar Ymeri tha se strategjia për investime strategjike ka munguar vazhdimisht në Kosovë, andaj sipas tij është vështirë të dihet se si do të jetë ekonomia e Kosovë pas 20 vitesh.

Ai tutje kërkoi që të ketë një interesim më të madh në industrisë pasi sipas tij kjo do të ndihmonte edhe shtimin e vendeve të punës.

Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën, ka shfaqur shqetësimin se investitorët potencialë kthehen të zhgënjyer, pasi që ka pengesa me definimin e pronësisë së tokave.

“Jemi në dijeni se për shkak të pengesave ligjore, për shkak të Agjencioni për Privatizim për shkak të mos definimit të pronave kanë problem, sidomos pushtetet lokale për të realizuar projekte vite të tëra pa u realizuar dhe në të njëjtën kohë investitorët potencialë të interesuar kthehen të zhgënjyer nga Kosova dhe sa keni bërë me i lehtësuar procedurat, bartjen e pronave me kaluar në kompetencë të pushteteve ose lokale, ose edhe vendore me idenë që thjesht investitorët mos hasin në këto pengesa”, tha ai.

Mos definimin e pronësisë së pronave për investime strategjike e sheh mjaft sfidë të madhe për Kosovën edhe drejtori i përgjithshëm i KIESA, Besian Mustafa.

Ai tha se si agjenci pjesërisht e kanë zgjidhur këtë çështje duke paguar të gjitha shpenzimet dhe punët rreth tokave të ndryshme, pavarësisht asaj se nga kush ato menaxhohen.

“Pjesërisht ne këtë e kemi zgjidhur duke ofruar një zgjidhje ligjore tjetër ku Ministria e Tregtisë, pra Agjencia KIESA kryen të gjitha punët dhe shpenzimet e shpronësimit të tokave të ndryshme, qofshin ato prona shoqërore që menaxhohen nga AKP-ja siç është rasti me zgjerimit të Parkut të biznesit në Drenas, ne si Agjenci kemi kryer të gjitha obligimet e shpronësimit të asaj prone”, tha ai.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending