Connect with us

Aktuale

Brenda xhamisë 23 milionëshe të Kembrixhit

Published

on

Ndryshe prej qëllimit parësor të tyre, objekteve fetare tashmë po i kushtohet rëndësi e veçantë gjatë projektimit. Përveçse një vend për t’u lutur ato po shndërrohen edhe në pika referimi për pothuajse çdo vend ku krijohen.

E tillë është edhe xhamia ikonike e cila do të hapet brenda pak javësh në Kembrixh të Anglisë, e cila ka kushtuar 23 milionë funte dhe që nga tani po tërheqë vëmendjen e medieve si dhe të banorëve përreth.

Në artikullin e kritikut të arkitekturës, Rowan Moore, të publikuar në “The Guardian”  ai tregon disa nga pikat më interesante të këtij objekti bashkëkohorë, transmeton Ndërtimi.info.

Moore, citon arkitekten e famshme britanike Julia Barfield, sipas së cilës një xhami nuk ka pamje të caktuar. Ajo ndryshon varësisht nga vendi: në Egjipt, në Andalucia, në Turqi, në Indonezi, në Gadishullin Arabik, kudo që myslimanët kanë nevojë për një vend për t’u lutur, ndërtesa merr karakteristikat e stilit lokal. Në Kinë mund të jetë një sërë pavionësh me çati; në Afrikën Sub-Sahariane mund të ndërtohet prej tullave me baltë ose dheut. Mund të bëhet edhe prej guri, druri ose betoni, varësisht nga preferenca.

Në Britaninë e Madhe, sipas Moore, xhamitë na kthejnë pas në shekullin e XIX-të, kur njëra prej tyre u krijua në një tarracë ekzistuese në Liverpool dhe një tjetër u ndërtua në qytetin Surrey të Woking-ut. Megjithatë, sipas kritikut, akoma nuk është plotësisht e qartë se cili mund të jetë stili tipik i një xhamie britanike: qasja më e zakonshme, sipas tij, e cila është krijuar shpesh nga kërkesa për të shërbyer sa më shumë njerëz brenda buxhetit të kufizuar për ndërtim, është ndërtimi i një kutie të thjeshtë që pastaj zbukurohet me motive që kanë të bëjnë me vendin kryesor të origjinës së tyre.

“Xhamia e re prej 23 milionë funtesh, në Mill Road të Kembrixhit, e cila do të hapet në javët në vijim është përpjekja më e vendosur për të ndërtuar në një mënyrë që i përshtatet kohës dhe vendit të vet” thekson Moore.

E ideja për këtë projekt ishte e dekanit të Kolegjit Musliman të Kembrixhit, Timothy Winter, i njohur edhe si Abdal Hakim Murad, i cili është konvertuar në fenë islame.

Ndërtesa, e cila ka vend për 1000 besimtarë, do t’i shërbejë popullatës muslimane të qytetit së bashku me studentët e Winter-it.

Winter në artikullin e Moore dedikuar xhamisë së re të Kembrixhit, thotë se xhamia është e financuar, nga më shumë se 10,000 donacione “të mëdha dhe të vogla”, nga individë privatë deri tek qeveritë, të tilla si ajo e Katarit. Dy të tretat e totalit, sipas Winterit kanë ardhur nga “një traget i donatorëve turq, si nga biznesi ashtu edhe nga qeveria”.

Winter për këtë çështje ka bërë të ditur edhe kundërshtimet e tij ndaj interpretimeve ekstremiste të Islamit si dhe dëshirën e tij për të krijuar një kuptim më të mirë midis atyre brenda dhe jashtë besimit islam.

Moore thekson se Winter është gjithashtu biri i John Winter-it, një arkitekt modernist i ndjeshëm dhe tejet i aftë. E sipas Moore, nuk është për t’u habitur që ai synon të arrijë “integrimin shoqëror” përmes një komuniteti më të gjerë lokal dhe që donte të krijonte një punë që bie në sy në artkitekturën bashkëkohore.

“Arkitektët e përzgjedhur në një konkurs të vitit 2009 për të kryer këtë projekt janë po ata që projektuan ‘Syrin e Londrës’, një atraksion i vërtetë turistik. Në këtë formë mund të shihni se të dy projektet kanë ambicie për t’u bërë struktura të dukshme. Disa pjesë të projektit përpiqen të interpretojnë temat tradicionale në mënyrën e vet” thuhet në artikullin e “The Guardian”, ku është kontaktuar edhe specialisti në gjeometrinë islame, Keith Critchlow,

Critchlow ka paraqitur modelet që mbështesin strukturën e çatisë së Marks Barfield dhe ka kontribuar elemente dekorative të një dizajni më të dukshëm tradicional. Modelet e tullave në muret e atriumit mbajnë të shkruajtur emrin e Allahut.

E dizajnuesja e kopshteve njëherësh edhe ekserte e çështjeve islame, Emma Clark, po nxjerr gjithashtu në pah përshkrimet Kur’anore në xhami.

Kopshti i Clark-it është i hapur për të gjithë, besimtarë ose jo, madje ka një kafene pranë xhamisë për të tërhequr vizitorë. Dizajni, siç edhe dëshironte Winter, synon nivele shembullore të qëndrueshmërisë dhe efiçiencës së energjisë.

“Gjithsesi as ndërtesa e as kopshti nuk i përgjigjen tërësisht pyetjes se si saktësisht duhet të jetë një xhami britanike dhe do të ishte absurde që ta prisnim që ndërtesa ta tregonte këtë gjë, por ky objekt po i jep një kahje jashtëzakonisht të mirë kësaj pyetjeje”, thekson në fund Moore./Ndërtimi.info/

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending