Aktuale
Brenda trenave me luksozë në botë [foto]
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/07/4-7.jpg)
A është ky udhëtimi më i bukur me trenat më luksoz në botë?
Çdokush ka dëshirë të shëtisë botën me jaht, sepse ndjesia që të jep deti është vërtetë fantastike dhe e pakrahasueshme, por edhe udhëtimi në tokë të jep mundësi të eksplorosh plot mrekulli.
Belmond është kompania që operon me trenat më luksozë. Janë disa linja të emërtuara sipas destinacioneve ku dhe trenat udhëtojnë, ndërkohë po bëhen rregullime që deri në vitin 2020 në këto trena çdo turist do gjejë 3 suitat më të mahnitshme që mund të ketë parë ndonjëherë.
Hapësirat e reja, të cilat kushtojnë rreth 7.800 dollarë për person në natë, janë emëruar sipas qyteteve ku shërben treni, Vjenë, Pragë dhe Budapest.
Secili prej tyre është projektuar për të pasqyruar destinacionin për të cilin është emëruar.
Apartamenti i Vjenës është klasik, me ngjyra të pasura prej ari dhe jeshile smeraldi, panele prej pëlhurave të mëndafshta dhe elementë të drurit të errët, ndërsa suita e Pragës është zbukuruar me ngjyrë ari dhe përmban jastëkë të punuar me dorë që kanë modele mozaiku.
Së fundmi, suita e Budapestit të kujton arkitekturën gotike dhe osmane, me zdrukthëtari të gdhendur kudo.
Vjenë, Pragë dhe Budapest, të cilat bashkohen me suitat e Venecias, Stambollit dhe Parisit, gjithashtu mbajnë banjo private me dushe, krevate dopio, një zonë private që ka ngrohje nën dysheme, servirin shampanjë pa pagesë dhe kanë shërbim 24 orësh.
“Në bordin e Venedikut Simplon-Orient-Express, dizajni dhe restaurimi i kujdesshëm në secilën suitë, bazohet në dizajnin origjinal të “Art Deco 1920”, i cili është i jashtëzakonshëm”, thotë Gary Franklin, nënkryetari i trenave në “Belmond”, kompania që operon me tren.
Grupi i parë fitues me çmime të “Grand Suites” u prezantua në vitin 2018, duke ofruar shërbimet e para në suitë.
Mysafyrët që qëndrojnë në këto suita madhështore kanë akses , në tre karroca ngrënieje, shampanjë, dhe më e rëndësishmja shijojnë pamjet e shkëlqyera përgjatë udhëtimit që të lë pa frymë në të gjithë Evropën.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)