Aktuale
Brenda ndërtesave të mbetura nga e kaluara brutaliste e Jugosllavisë

Në datën 1 janar të vitit 1967, Jugosllavia përqafoi botën. Ishte data kur vizitorët e jashtëm do të mund të vizitonin këtë shtet socialist pa viza, transmeton gazetametro.net
Ajo çfarë ka mbetur shenjë nga Jogusllavia është ambicia arkitekturale, si komplekset dhe hotelet e ndryshme, të cilat shumë shpesh dukeshin edhe si qytete të vogla, edhe me të drejtë.
Ndërtimi më spektakolar i këtij shteti ka qenë hoteli Haludovo Palace në ishullin Krk të Kroacisë, një lodër për investitorin e tij të parë Bob Guccione, publicist në revistën Penthouse. I hapur në vitin 1972, me pije që shërbeheshin nga punëtore gjysmë të zhveshura, ishte një hotel mjaftë i shtrenjtë për atë kohë. Arkitektura energjetike e këtij hoteli ishte punë e Boris Magaš, njëkohësisht njëra prej ndërtimeve më të mira në shtetin socialist.
Haludovo kishte bankrotuar një vit pasi u hap. Më vonë u hap përsëri nën kontrollin e shtetit, vetëm për t’u goditur nga një katastrofë edhe më e madhe, Lufta e Jougsllavisë që shpërtheu në vitin 1991.
Hoteli shërbeu si kamp refugjatësh, para se të shitej në vitin 1995 dhe të mbyllet përfundimisht gjashtë vitë më vonë.
Që nga atëhere, ky hotel ka mbetur i zbrazur, arkitektura e tij ngadalë po shkatërrohet, mirëpo gjeografët dhe fotografët ende e shohin si një ndërtim të mrekullueshëm.
Përgjatë asaj që dikur ishte Jogusllavi, ka ende monumente që kanë vulën e administratës jetëshkurtër së Tito’s. Sallat e kongreseve dhe memorialet e ndryshme të partizanëve komunist të Jougsllavisë në vitet 1943-44, janë shkatërruar dhe janë bërë gati të padukshme pas luftës shkatrrimtare të këtij shteti socialist.
Lartë në Parkun Kombëtar Sutjeska, me pyje të dendura dhe me male, në kufirin e sotëm ndërmjet Bosnjës dhe Malit të Zi, qëndrojnë disa skuluptura.
Të punuara nga artisti Miodrag Živković dhe të konstruktuara në një formë arkitekturale në fillimin e vitit 1970, këto skuluptura janë monumenti më i mirë nga lufta e Sutjeskës. Ato skulptura paraqesin vendin ku Tito u kthye kundër valës naziste gjermane.
Gjatë secilit vit, me mijëra jugosllav shkonin në atë vend për të bërë homazhe për 7000 partizanët që u vranë në luftë. Mirëpo sot, këto skulptura janë të vetmuara dhe të braktisura.
Arkitektura e këtij shteti kishte të bënte me një strukturë të bukur, të lehtë, shpesh herë me mure të qelqit, hyrje të hapura dhe shkallë elegante.
Arkitektura jugosllave e cila në pjesën më të madhe ishte e realizuar me beton, kishte kosto të ulet dhe çmime të lakmueshme. Ajo ishte një mënyrë e guximshme për të shprehur dallimin e vendit dhe dallimet mes kulturave.
A do të vlerësohen këto ndërtime? A do të rihapet hotel Haludovo Palace? Vetëm koha dhe një magjepsje e re e gjetur në këto ndërtesa do të tregojë.
