Aktuale
Brenda 10 ditëve vendoset për 63 milionëshin e “Bechtel&Enka”-s

Brenda 10 ditëve pritet që të bëhet e qartë se çka do të ndodhë me 63 milionë eurot që ka kërkuar kompania “Bechtel&Enka”. Kështu ka bërë të ditur Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i cili është shprehur i sigurt që shuma do të jetë më e vogël por që nuk ka dhënë shifra se sa do të paguhet, duke thënë se nuk mund të manipulojë me shifra.
“Ne vetëm kemi filluar negocimin dhe brenda 10 ditëve do të informojmë opinonin publik për dakordancën. Unë do konsultohem edhe me Qeverinë edhe me Komitetin Ndërministrorë dhe gjithë faktorin relevantë që ne të dakordohemi për atë që të japim vendim”, ka treguar Lekaj në një intervistë për rtv dukagjini, përcjellë Ndërtimi.info
Lekaj thotë të jetë këmbëngulës që lidhur me këtë çështje të ruhet buxheti i Kosovës.
“Unë mendoj që kjo shumë nuk do të paguhet. Nuk di sa do të paguhet sepse mund të manipulojë me shifrat por të jeni të bindur që jam këmbëngulës që të ruhet buxheti i Kosovës dhe mos të dëmtojmë. Sepse janë taksapaguesit qytetarët tonë që e pagujanë këto”, thekson Lekaj.
E vetmja marrëveshje sipas Lekajt me kompaninë “Bechtel&Enka” e cila po kryen punimet e Autostradës “Arbën Xhaferi”, është kohëzgjatja e përfundimit të kësaj autostrade. Gjithë kjo për t’i ikur Arbitrazhit.
“Janë bërë disa takime dhe deri këtu nuk është bërë asnjë zgjidhej. Prandja, e kemi bërë një marrëveshje për zgjatjen e kontratës për me i ik të shkohet në Arbitrazh duke mos e caktuar koston. Kjo marrëveshje është vetëm zgjatja kohore sepse kontrata ka qenë i tër projekti të përfundoj në 42 muaj dhe tani ne po e zgjasim edhe për 12 muaj seps enuk kemi qenë në gjendjae të përcjellim dinaimikën e punës së kontraktorit. Dhe në ktë prizëm kontraktori ka kërkuar, ka pretenduar që ne tani duhet të paguajmë 63 milionë që kjo është e negociueshme”, tha Lekaj.
Gjithë fajin për këtë pretendim të të kompanisë Lekaj po e hedh te Qeveria e kaluar e cila kishte neglizhuar pagesat në kohë.
