Connect with us

Aktuale

BQK: Për një vit 3 milionë euro shitblerje të parave virtuale

Published

on

Tre milionë euro shitblerje të parave vir­tuale janë realizuar gjatë vitit të kaluar vetëm nëpërmjet sektorit bankar. Kjo bëhet e ditur nga Banka Qendrore e Kosovës(BQK), sipas së cilës, vetëm gjatë dhjetorit 2017 ka pasur rreth 900 mijë euro blerje të këtyre parave.

Zyrtarë të BQK-së bëjnë të ditur se këto shifra paraqesin vetëm transaksionet e kryera përmes bankave dhe nuk përfshijnë transaksionet e reali­zuara përmes kanaleve tjera.

Shitblerjet e parave virtuale përmes sektorit bankar, sipas BQK-së, janë bërë kryesisht me plat­format e vendosura në Gjermani, Kinë dhe Slloveni dhe me disa transaksione përmes platformave në Britani të Madhe, Gjerorgji dhe Japoni.

Megjithatë në BQK thonë se investimet në paratë virtuale nuk janë të garantuara.

PARALAJMËRIMET E BANKËS QENDRORE

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Me­hmeti, ka potencuar se institucioni që e drejton

ka lëshuar disa paralajmërime, ku bëhet e ditur se në Republikën e Kosovës nuk ka asnjë institucion që garanton rim­bursimin e parave të humbura në rast të humbjeve të shkaktuara nga investimi dhe përdorimi i parave virtuale.

‘Nuk ka asnjë autoritet apo instituci1on zyrtar ven­dor apo ndërkombëtar që merr përsipër përgjegjësinë lidhur me humbjet e mundshme nga investimi në paratë virtuale. BQK-ja ka paralajmëruar përdoruesit e platformave virtuale se këto platforma nuk janë të rregulluara me ligj, si dhe nuk janë të mbikëqyrura nga autoritetet rregullative. Prandaj nuk ka ndonjë kontroll institucional që ushtrohet ndaj këtyre rrez­iqeve dhe nuk ka ndonjë mënyrë ligjore të adresimit të humbjeve në rast të keqpërdorimit të investimeve nëpërmjet platformave të tilla’, ka thënë Mehmeti.

Sipas kreut të BQK-së, me qëllim të përcjelljes së zhvillimeve në këtë fushë kanë krijuar një grup punues, i cili do të merret me përcjelljen e zhvillimeve ndërkombëtare për rregullimin e parave virtuale.

‘Pra, hapat që do të ndërmerr BQK-ja për paratë virtuale, do të jenë në pajtim me hapat e ndërmarrë nga ana e rregullatorëve përkatës në BE’, ka thënë ai.

HAMZA: S’KA GARANCI PËR VALUTA VIRTUALE

Edhe Bedri Hamza, ministër i Financave në Qever­inë e Kosovës, thekson se Kosova nuk mund të ofrojë ndonjë garanci institucionale për shpenzimet rreth blerjes së valutave virtuale. Sipas Hamzës, zhvillimet rreth vlerës dhe sigurisë së këtyre valutave shumë lehtë mund të jenë pre e aktiviteteve të ndryshme spekulative, prandaj fton të gjithë “investitorët” ponte­cialë që të kenë shumë kujdes para se të marrin vendimin që të plaso­jnë mjetet e tyre në produkte të tilla.

‘Aktualisht, tregu i valutave virtu­ale mbetet një treg i parregulluar në mbarë botën dhe si i tillë nënkup­ton se nuk ekziston një kornizë rreg­ullative apo një trup mbikëqyrës që përkujdeset për investimet dhe të drejtat e investitorëve’, shprehet ai.

BALIJA: VALUTAT VIRTUALE  PARAQESIN RREZIQETË SHUMTA PËR INVESTITORËT

Petrit Balija, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, thotë se valutat virtuale nuk njihen si mjet ligjor i pagesës nga ana e bankave të Kosovës.

Sipas tij, ky instrument i tregtueshëm virtual nuk është i rregulluar me ligjet në fuqi në Repub­likën e Kosovës dhe paraqet rreziqe të shumta për investitorët.

‘Rreziku kryesorë është humbja e mjeteve të in­vestuara, qoftë për arsye të rënies së vlerës së kë­tyre investimeve, apo edhe për arsye tjera siç është vjedhja nga hakerët. Problemi parësor qëndron në ate se asnjë institucion shtetërorë e as financiar nuk garanton asnjë aspekt të valutave virtuale. Prandaj, qytetarët që investojnë në këto instru­mente janë krejtësisht të pa mbrojtur nga ligjet në fuqi’, ka sqaruar Balija.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending