Arkitekturë
Boston Review: A ishte arkitektura më e mirë gjatë socializmit?
Lufta midis kapitalizmit dhe socializmit është luftuar jo vetëm në terrenin ideologjik të politikës dhe ekonomisë, por edhe në fushën e jetës dhe kulturës së përditshme. Një libër i dalë së fundi nga një antropolog, për shembull, përcakton se pse gratë kanë seks më të mirë nën socializëm. A ishte edhe arkitektura më e mirë nën socializëm? Nëse ekziston një tendencë e disave që i quajnë të gjitha si të njollosura, ekziston një impuls i kundërt midis ithtarëve të socializmit për ta mbushur atë me lëvdata, teksa ofron vetëm qortime për shoqëritë që i dhanë jetë atij.
Një vlerësim shumë më i gjerë ishte kohët e fundit në ofertë në një ekspozitë të mrekullueshme mbi arkitekturën jugosllave të pasluftës në Muzeun e Artit Modern (MoMA) në New York. Siguria e një frazë si “Drejt një utopie të beotnit”, në fund të fundit, është se qëllimi nuk u arrit kurrë. Mosarritja mund të shkaktojë një drithërim ose më keq, pasi të gjithë e dimë se sa keq mbaroi kjo përpjekje – dhe jo vetëm për ndërtesat. Megjithatë, shumë nga reliket e asaj përpjekjeje masive dhe në fund të gabuar për të ndërtuar utopi, janë akoma me ne, të mposhtura nga lufta dhe neglizhenca, monumente për eksperimente sociale si dhe tragjedi sociale. Ato bëjnë thirrje për vlerësim dhe një kuptim më të mirë të konceptimit të tyre.
Ekspozita, e cila u mbyll në janar, nuk ishte ishull. Arkitektura e Bllokut Lindor kohët e fundit ka shijuar një “boom” të artikujve, të kryesuar së pari nga vëllimet e fotografive që kapin pamjet surrealiste dhe së fundmi të nxitura nga një interes i ringjallur për socializmin në Perëndim. Ndërtimet “kozmike” të komunizmit, të fotografuara, të botuara për herë të parë në vitin 2011 dhe të ribotuara këtë muaj nga shtypi i njohur për art “Taschen”, është një titull evokues, por tipik, i përbërë nga fotografi të Frédéric Chaubin, nga ato që titulli i quan “format spektakolare dhe estetika austere” e arkitekturës “ekstreme” në vitet e fundit të BRSS-së. Këto vëllime fotografike kanë tendencë të përqendrohen në qëndrime kureshtare dhe theksojnë cilësinë fantazmë të strukturave “totalitare” që kanë mbijetuar në shtetet që i kanë “lindur” ato. Ato janë të bukura, pa diskutim. Librat e mëpasshëm kanë qenë më gjithëpërfshirës, me një raport tekstual bashkë me foto. Punë e shkëlqyeshme është bërë për të tilla si arkitektura e republikave sovjetike jo-ruse, dhe udhëtimet magjepsëse të Owen Hatherley, të cilat shfaqin aventura përtej ndërtesave individuale.
Shumica e librave për arkitekturën në Shtetet e Bashkuara nuk kanë të bëjnë me nivele të ndara. Kjo i lë lexuesit me një pamje jo të plotë të gamës së gjerë dhe domethënies së prodhimeve arkitektonike të regjimit komunist më të gjerë në historinë e botës.
Jugosllavia ofron një rrugë ndriçuese dhe të freskët për të kaluarën socialiste, që nga fillimi i saj në vitin 1918, ajo zuri një vend duke zgjedhë popuj të ndryshëm, sllovenë, kroatë, serbë, ndër të tjerë. Ekspozita e MoMA-s përfshin pak a shumë të njejtat vite të sundimit të Josip Broz Titos, udhëheqësit partizan më të suksesshëm të Luftës së Dytë Botërore, një komunist që zhvilloi luftime në shkallë të gjerë kundër Bllokut tre-palësh për vite me radhë.
Në epokën e menjëhershme të pasluftës Tito hyri në marrëveshje të ngushtë me Bllokun Lindor, megjithatë ai me vendosmëri u prish me Stalinin dhe u përjashtua nga Partia Komuniste, dhe prej vitit 1949 Jugosllavia tanimë po pranonte ndihmë nga perëndimi. Marrëdhëniet e saj me bllokun sovjetik u përmirësuan përsëri pas vdekjes së Stalinit në 1953, por në dekadat vijuese – deri në shpërbërjen e saj me fillimin e luftërave jugosllave të 1991, vendi ndoqi një rrugë të veçantë brenda radhëve të shteteve komuniste. Ajo mbeti vërtet e pavarur nga diktatet e partisë, të lidhura mjaft ngushtë me botën perëndimore, dhe rrjedhimisht brenda sferës së Lëvizjes së pa-bashkuar, ai grup gjeografikisht i shpërndarë i themeluar në vitin 1961 në Beograd, duke “thurur” së bashku Indonezinë, Indinë, Egjiptin dhe Ganën.
Këto lidhje janë një produkt jo me interes natyror kulturor ose material, por i urgjencës politike të Luftës së Ftohtë. Ato rezultuan megjithatë në shkëmbim real dhe, për më tepër, pikë e vërtetë ndërtimi. Ky konfigurim i ndryshëm i lidhjeve ndihmoi në prodhimin e një larmie mahnitëse të arkitekturës. Ndarja e Titos me Stalinin, reputacioni i tij si njeriu që nuk qëndroi prapa por e kundërshtoi Perden e Hekurt, ka prirur të errësojë autoritarizmin e tij. Megjithatë, Jugosllavia bëri një rrugë unike, me më shumë liri sesa në Bllokun Lindor dhe me ndërtime që shmangnin pjesën më të madhe të monotonisë së parafabrikuar të botës komuniste.
Nga të gjitha shtetet komuniste, hapësira midis ndërtesave tipike dhe atyre të jashtëzakonshme ishte mbase më e ngushta në Jugosllavi. Vendi gëzonte një numër jashtëzakonisht të madh të talentëve unik dhe standardeve shumë të ndryshme të ndërtimit në masë. Kjo gjendje e pasqyronte pjesërisht federalizmin relativisht të fortë të shtetit Jugosllav: nëse binte liria demokratike, ajo megjithatë siguronte autonomi të konsiderueshme në shumë sfera, përfshirë arkitekturën. Ndërtesat ishin dhe janë një përzierje vërtet e jashtëzakonshme ndikimi dhe frymëzimi. Nëse ato janë ndryshuar më pas dhe në disa raste janë bombarduar në mes të shpërbërjes së shtetit, ato nuk janë harruar plotësisht. Diversiteti i tyre i madh ka qenë një ndihmë për publicitetin e tyre të lehtë. Siç tha një nga kuratorët, Vladimir Kulić, në një opinion për ekspozitën, “Sido që të dëshironi ta emëroni, diçka nuk përshtatet”.
Modernizmi dallues që zuri rrënjë në Jugosllavi në këtë periudhë sigurisht u ndihmua nga hapja më e madhe e shtetit ndaj ndikimit ndërkombëtar pas vitit 1948. Por kjo dukuri nuk nuk ishte aq politikë tregtare sa ishte nga “talentët e shtëpisë”. Modernizmi rigjallëroi një tendencë që kishte lulëzuar në Jugosllavinë e mes-luftës, ashtu si kishte lulëzuar në Turqi, Çekosllovaki dhe shumë shtete të tjera moderne të formuara pas Luftës së Parë Botërore.
Shembujt më të quditshëm të shpikur të arkitekturës Jugosllave shpesh karakterizohen nga shkrimtarët perëndimorë si epokë alienësh apo hapësire. Shumë vepra të tjera në këtë ekspozitë janë çuditërisht të pazakonta.
Por në vend që t’i quajmë këto ndërtesa të çuditshme, ne mund t’a quajmë veten tonë jo-ambicioz, që dështon për të shfrytëzuar potencialin e plotë të materialeve që tregojnë shembujt jugosllavë, të cilët kanë një shkallë të jashtëzakonshme të eksperimentimit. Ndër inovacionet strukturore më mbresëlënëse të vendit është një kupolë në Panairin e Beogradit, kupola më e madhe në botë deri në vitin 1963 (dhe më e madhja e Evropës deri më sot), por ende mbetet më e madhja në botë e bërë posaçërisht prej betoni. Gama e punës në këtë ekspozitë tregon me elokuencë potencialin ekspresiv të betonit, me një gamë të plotë konzolla absurde dhe diagonale, kthesa dhe dekorime. Disa nga këta elementë janë shembuj të librave shkollorë të qartësisë strukturore moderne, por të tjerët janë të dekoruar në mënyrë absurde.
Titulli i parë i ekspozitës vuri në dukje se kjo trashëgimi jugosllave “tregon potencialin e arkitekturës për angazhim shoqëror dhe transformim në mënyra që kanë rëndësi të vazhdueshme edhe sot.” Është e dobishme të mendoni se si jugosllavia e bëri këtë në kontekstin e debateve që po bëhen së fundi për karakterin e ambientit të ndërtuar të botës komuniste. Jugosllavia ka të ngjarë të trajtohet pak më me butësi, megjithatë duket një shembull shumë më i dobishëm se pjesa tjetër e shteteve të kaluara komuniste. Është gjithashtu një vend më i ndërlikuar, arkitektura e të cilit përfshiu një numër të madh të strukturave tregtare, të synuara si për popullsinë e saj të madhe turistike ashtu edhe në tregun e brendshëm, një sistem të konsiderueshëm të ndërtimit të pavarur të shtëpive ashtu edhe në mënyrë të konsiderueshme më pak standardizim sesa shumica e bllokut Sovjetik.
Ishte, siç shkruan Kulić, një “kulturë e gjallë arkitekturore e pakalueshme ndaj parullave të thjeshta ideologjike”.