Connect with us

Aktuale

Borxhi i sivjetshëm i Komunës së Gjakovës kap 2.3 milionë euro

Published

on

Komuna e Gjakovës ka hyrë në vitin 2019 me një borxh që kap 2.3 milionë euro.. E edhe ky borxh, sipas kryetarit të kësaj komune, Ardian Gjini, është trashëgim i qeverisjes së kaluar.

Sipas tij, kjo komunë ka qenë e diskriminuar për shumë vite nga Qeveria e Kosovës.

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se vetëm gjatë këtij viti kanë paguar 2.1 milionë të borxhit total që kanë pasur si komunë.

“Këtë vit i kemi krye deri tash, besoj që edhe në ditët që do të vijnë do të rritet pagesa e borxheve. I kemi paguar diku 2.1 milionë euro borxhe të mbetura. I kemi edhe 2.3 milionë që na mbesin. I kemi pas diku 4.4 milionë përafërsisht borxhe të kontraktuara, fatura të papaguara. Ndërsa, borxhe të llojit kontraktual do të thotë kontrata të nënshkruara me operatorë, kemi pas që prej vitit 2009, 2013 dhe me tepër. Këtë vit i kemi kry diku pesë milionë euro, i kemi përmbyll këtyre borxheve kontraktuale”, ka shtuar Gjini.

Borxhet e projekteve të kontraktuara, Gjini thotë se i penalizojnë në projektet që vetë, si kryetar, ka premtuar t’i realizojë.

Sipas institutit GAP, komunat të cilat janë të udhëhequra nga anëtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shpenzojnë më së shumti buxhet. Një gjë të tillë ka mohuar, kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. Sipas tij, kjo komunë ka qenë e diskriminuar nga qeveritë e kaluara.

“ Aleanca e ka numrin e dytë më të madh të komunave në Kosovë, janë shtatë dhe normalisht nëse ndahet në komuna del që është pak më shumë. Çështja tjetër që nuk duhet harruar është se komunat si Gjakova për një kohë të gjatë kanë qenë të harruara prej Qeverisë. Edhe tjetra është se përqindjet kur nxirren duhet me pa se a janë me të vërtetë ato investime komunale që ndodhin në komunë apo janë investime nacionale dhe nuk munden me u llogarit autostradat si investime për shkak se ato janë ndërkomunale. Prapë se prapë mundem me thënë se Gjakova ka mbështetje shumë më të madhe buxhetore prej Qeverisë… jo… ka komuna që nuk janë të aleancës dhe që kanë buxhet më të madh se Gjakova”, tha ai.

Kabineti qeveritar para pak ditëve ka aprovuar projektligjin për shpronësimin e tokave dhe alokimin e tyre për zonën ekonomike amerikane.

Gjini thotë se kjo zonë do të ketë imput të jashtëzakonshëm në të gjithë rrafshin e Dukagjinit.

“Do të jetë një imput i jashtëzakonshëm për qytetin e Gjakovës, por jo vetëm për Gjakovën, por për të gjithë këtë pjesë të rrafshit të Dukagjinit për shkak se të gjitha komunat gravitojnë pothuajse në pjesën qendrore të rrafshit të Dukagjinit. E që është Gjakova, të gjitha komunat janë me largësi të barabartë prej Gjakovës… kjo zonë do të jetë një imput i jashtëzakonshëm për ekonominë e gjithë kësaj zonë, e edhe të Gjakovës jashtëzakonisht”, tha ai.

Gjini tha se janë 500 hektar tokë që janë ndarë për këtë zonë ekonomike dhe se investimet do të fillojnë gjatë këtij viti.

Gjini ka premtuar se gjatë këtij viti, do të përfundohet qarkorja, do të investohet në dhjetëra rrugë të Gjakovës, do të punohet në Kuvendin Komunal të Gjakovës, në amfiteatër, në lumin Krena dhe po ashtu ka premtuar edhe ngrohtoren me koogjenerim.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending