Aktuale
Bllokimi i sheshit të lojrave për fëmijët e banesave sociale ngjallë polemika

Derisa ideja e barazisë në mes të njerëzve vazhdon të shihet si një gjë e turbullt e e largët, dallimet klasore vazhdojnë të qëndrojnë në mesin tonë.
Dillime të tilla janë theksuar së fundmi në Londër të Anglisë, ku fëmijët e banorëve që jetojnë në strehimore sociale janë përjashtuar nga sheshi i lojrave pranë shkollës “Baylis”, nga kompania më e madhe për zhvillim të pronës “Henely Homes” dhe këshilli lokal, duke ua bllokuar kështu të gjitha dyert.
“I egër e i nevertishëm” po konsiderohet ky vendim nga Ministri i Strehimit, James Brokeshire, i cili tha se zhvilluesit e “Henely Homes” dhe këshilli lokal duhet menjëherë ta ndryshojnë vendimin, për sheshin afër shkollës “Baylis” transmeton Ndërtimi.info.
Edhe Qeveria i është bashkuar dënimit për zhvilluesit, të cilët kanë bllokuar fëmijët që jetojnë në banesa sociale, nga përdorimi i asaj hapësireje argëtuese.
Polemika është krahasuar me skandalin e “dyerve të varfëra”, në të cilin banorët më të varfër janë të detyruar të përdorin hyrje të ndryshme.
Brokenshire tha se kufizimi i fëmijëve nga loja, sepse ata jetojnë në strehim social është sjellje e egër, duke e dënuar atë në terma të fortë.
Tutje ai u shpreh se si pjesë e dokumentit jeshil të banesave sociale, ata po angazhohen për të trajtuar stigmën dhe për të sfiduar stereotipet e përjetësuara nga një ndarje e tillë.

“Ne po hetojmë këtë çështje dhe do të mbajmë kontakt me zhvilluesit dhe çdo palë tjetër përgjegjëse për të siguruar që fëmijët e të gjitha prejardhjeve mund të luajnë së bashku”, është shprehur Brokenshire.
Politikanët dhe aktivistët për të drejtat e fëmijëve, përfshirë Corbyn, Khan dhe Komisioneria për Fëmijë në Angli, Anne Longfield, kanë kritikuar të gjithë zhvilluesit, në rrjetin social “Twitter” duke thënë se “Kjo gjë është e gabuar, duhet të përfundojë”./Ndërtimi.info/
