Connect with us

Trashëgimia

Bllokimi i buxhetit prish planet në lokalitetin e Dresnikut

Published

on

Arkeologu Elvis Shala, qysh prej vitit 2016, udhëheq punimet në lokalitetin arkeologjik të Dresnikut. Sfidat profesionale e organizative janë të shpeshta për të. Por në dy vjetët e fundit është duke u përballur me situata të pazakonta. Sidomos sivjet. Instituti Arkeologjik i Kosovës çdo vit angazhon punonjës teknikë të fshatrave afër lokalitetit arkeologjik në afërsi të Klinës. Por sidomos sivjet kanë probleme me pagesat e tyre. Prej korrikut e deri tash nuk u është paguar asnjë cent.

“Njërin nga punëtorët e lajmëruan se ia këputën rrymën. E llogarit se në çfarë pozite isha unë si udhëheqës i projektit”, ka thënë Shala. Shkaku i mospagesave, puna në këtë lokalitet, prej më të rëndësishmëve në vend, është ndalur. Fillimisht punimet atje kishin nisur me vonesë. Tek në korrik IAK-ja kishte marrë guximin që t’ia mësynte këtij lokaliteti pasi ishte siguruar nga Ministria e Kulturës se pagesat do të bëheshin. Por meqenëse nuk ishte bërë asnjë deri në tetor, në ditën e 12-të të këtij muaji janë ndalur punimet. Stafi teknik e ai profesional përfshinte 25 veta. Por ky nuk është problemi i vetëm. Mungesa e mjeteve ka reflektuar edhe në disa pjesë të projektit.

“Sivjet jemi marrë vetëm me gërmime meqenëse ishte e pamundur të blejmë material për konservim”, ka thënë Shala.

 

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending