Aktuale
Biznesmeni Bashkim Ulaj dyshohet se fshihet pas firmës që falsifikoi dokumente për “Unazën e Madhe”

Kanë filluar dyshimet për personat e përfshirë në skandalin e marrjes së dy tenderëve prej 30 milionë eurosh nga kompania DH Albania me dokumente të falsifikuara.
Zëri i Amerikës raporton se ka dyshime të forta se pas kompanisë DH Albania fshihet biznesmeni i njohur Bashkim Ulaj.
Para një muaji, përfaqësuesi i firmës e ka transferuar adresën e tij në kullën “ABA Business Center”, në pronësi të zotit Ulaj. Zëri i Amerikës ka mësuar se zoti Dobi ka lidhje familjare me biznesmenin Ulaj, shkruan Zëri i Amërikës.
Zëri i Amerikës njofton se u lidh me zotin Ulaj për t’i kërkuar konfirmim për këto informacione, por përpjekjet rezultuan pa sukses.
I pyetur në telefon, zoti Ulaj nuk pranoi të përgjigjet, duke thënë se ishte i zënë.
Po ashtu, ai nuk ka kthyer ende përgjigje për mesazhet ose email-et me të njëjtën kërkesë, thuhet në raportimin e Zërit të Amerikës.
E njëjta përpjekje e Zërit të Amerikës për të marrë më shumë informacion dërguar disa ditë më parë në email-in e firmës Dunëell Haberman rezultoi e pasuksesshme. Kompania nuk ka pranuar të kthejë përgjigje.
Bilanci i kompanisë Dunëell Haberman, i dorëzuar në Qendrën e Regjistrimit të Bizneseve, rezulton të jetë përkthyer nga zonja Shenda Kruja, e cila nuk figuron në listën e përkthyesve zyrtarë, të miratuar nga Ministria e Drejtësisë.
Ajo rezulton në rrjetet sociale si specialiste pranë kompanisë GENER 2 të zotit Ulaj.
Kompani Gener 2 e Ulajt është bërë së fundi pronare e televizionit A2, qe ka ekskluzivitetin e rrjetit CNN.
