Connect with us

Aktuale

“Bizneset kanë nevojë për fuqi punëtore të kualifikuar”

Published

on

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka prezantuar rezultatet e studimit “Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, sfidë për bizneset”. Ky aktivitet është organizuar në kuadër të panairit të produkteve bujqësore dhe agro-industriale “Prishtina 2017”.

Kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu, tha se organizimi i këtij forumi ka për qëllim që t’u mundësojë bizneseve që të shpalosin barrierat kryesore që ata kanë, e që sipas tij, është mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, raporton Ekonomia Online.

“Kjo konferencë e ka qëllimin edukimin dhe vetëm partneriteti i akterëve vendor dhe ndërkombëtar, bashkërisht duhet  që të gjejmë fuqinë, sepse neve na duhet fuqi punëtore të kualifikuar. Shkalla e papunësinë sillet nga 35-40%, modalitetin për papunësisë duhet të gjejmë së bashku. Sfida më e madhe e sektorit provat, është gjetja e fuqisë punëtore dhe stafit të kualifikuar. Është koha të kemi një analizë më të thuktë”, ka thënë Gërxhaliu.

Gërxhaliu më tej shtoi se kjo është një mundësi e mirë për të krijuar kontakte në mes të ndërmarrësve që kanë nevojë për punëtorë me shkathtësi të veçanta, si dhe të zhvillohen ide të reja për t’i ndihmuar ndërmarrësit në tejkalimin e barrierave të të bërit biznes.

Ai tha se në këtë aspekt i rëndësishëm është rritja e bashkëpunimit mes trekëndëshit: komunitet biznesi-sistemit edukativ vendor dhe fuqisë punëtore, në anën tjetër.

Skender Reçica, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), ka thënë se hulumtimi që ka bërë OEK i ndihmon nevojave të tregut.

“Të rinjtë e Kosovës janë pasuri e vërtetë dhe përbëjnë 1/5 e popullsisë. Deri më tani kemi papunësinë më të larta në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shumë prej të rinjve kanë punuar pa kontrata pune. Është shumë urgjente krijimi i mundësive në sektorin e punësimit e sidomos në ato sektorë që kanë potencial rritje”, ka thënë Reçica.

Bajram Hasani, ministër i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), ka thënë se këtë vit numri i studentëve në praktikë është 135 dhe që do marrin një rrogë minimale.Por Hasni ka kërkuar  nga ministria e Arsimit të rishqyrtojë politika për shkollat profesionale.

“Me mendojmë që edhe nga ministria e Arsimit duhet të rishqyrtohen politikat për shkollat profesionale, sepse kapacitete ka. Mendoj që neve na duhet të marrim hapa më të shpejt sepse përmes politikave te arsimit mund te bëhet kjo, por normalisht me periudhë më të gjata. Ne si MTI mund të arrijmë numrin më të madh të studentëve që kanë kryer praktikën në industri dhe ndërrmarje të ndryshme, tash i kemi 135 studentë që do të marrin rrogë minimale”, ka thënë Hasani.

Edhe përfaqësuesi i GIZ-it në Kosovë, Ilir Rexha, ka thënë se moskualifikimi i punëtorëve është sfidë për  bizneset.

“Kjo është një nga sfidat kryesore në Kosovë, është koha e fundit që kjo të trajtohet në mënyrë sistematike dhe të gjithë sektorët duhet përfshihen. Kjo mund të arrihet me një komunikim, publiko pivat. Qeveria Gjermane e konsideron OEK-un si një faktor kyç, i cili mund të luaj një rol të rëndësishëm”, ka thënë ai.

Ndërsa, Besim Beqaj, ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë është shprehur se kemi njerëz të diplomuar shumë më shumë kurse përgatitja e tyre profesionale është e mangët.

“Kualifikimi mundëson dijen, dhe profesionalizimin. Ne kemi njerëz të diplomuar shumë më shumë kurse përgatitja e tyre profesionale është e mangët. Mendoj që plan-programet duhet me u rishikua thellësisht. Kemi nevojë shumë me shumë që ekonomia me pjesën akademike të jetë shumë më shumë aktiv”, ka thënë Beqaj, teksa tha se ministria e Inovacionit do të merret me rritjen e aftësive me inovacionin pasi kjo e fundit sipas tij, është përmirësim i shërbimeve.

Besim Mustafa, nga OEK, ka bërë prezantimin e të gjeturave. Hulumtimi ka përfshirë 100 ndërmarrje në pesë sektorë të ndryshëm.

Hulumtimi është zhvilluar në tre mujorin e parë të këtij viti. Mustafa ka treguar se 46.8% e ndërmarrje e kanë të vështirë për të gjetur punëtorë.Mustafa tha se shqetësuese për OEK është se studentët nuk janë të përgatitur mjaftueshëm për tregun e punës.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending