Featured
Bimët e nevojshme për pastrimin e ajrit në shtëpi

Bimët përveç satisfaksionit estetik na sjellin edhe dobi tjera veçanërisht ato që konsiderohen të shëndetshme për t’u kultivuar në kushte shtëpie e që bëjnë pastrimin e ajrit.
Bimët që patjetër duhet t’i mbani brenda ambientit ku jetoni janë të shumta, por më poshtë mund t’i gjeni ato më të rekomanduarat.
Margarita: ato janë lule që jo vetëm heqin dioksidin nga ajri por edhe përmirësojnë gjumin, duke thithur dioksidin e karbonit dhe duke çliruar oksigjen gjatë natës.
Palma Bambu: ajo heq ajrin e ndotur dhe vepron si një pastrues natyror.
Lulja gjarpër: ajo thith oksidet e azotit duke pastruar ajrin e ndotur.
Palma Areca: një prej bimëve më të mira natyrore që pastron ajrin.
Bima merimangë: shërben për largimin e monoksidit të karbonit dhe toksinave të tjera ose papastërtive. Bimët merimangë janë të mira për heqjen e papastërtive nga ajri.
Zambakët e paqes: ato mund të quhen pastruesit e gjithçkaje. Ato shpesh vendosen në banjo ose në lavanderi, sepse ato janë të njohura për largimin e sporeve të mykut.
