Featured
Bill Gates i futet ndërtimit me këtë super ide
Sipas Forbes, Bill Gates ka vlerë rreth 90 miliardë dollarë. Ishte njoftuar kohët e fundit se bashkëthemeluesi i Microsoft Corporation ka blerë mbi 25 mijë hektarë tokë në Arizona për të krijuar një komunitet të planifikuar. Toka, e cila u ble teknikisht nëpërmjet Belmont Partners, firma e investimeve e drejtuar nga Gates. Belmont (siç do të quhet qyteti) do të ketë 80 mijë njësi banimi, shkolla publike dhe ndërtesa komerciale.
Çdo gjë në pronën prej 25 mijë hektarësh do të ndërtohet rreth një modeli të infrastrukturës fleksibile, e cila është arsyeja që shumë njerëz e quajnë qytetin e propozuar një qytet të zgjuar. Në shumë mënyra, Belmont do të jetë vend ku teknologjitë më të fundit dhe dizajne të reja mund të testohen në një komunitet aktual, duke krijuar një plan “real life” (jetës së vërtetë) për mënyrën se si mund të drejtohen qytetet e së ardhmes.
Ndërkohë që nuk është e ditur se kur do të fillojë ndërtimi, ose se sa do të jetë kostoja totale, ekziston një emocion i vërtetë mbi perspektivën e krijimit të një qyteti të ri të së ardhmes.
Për Gates, një njeri i cili, së bashku me gruan e tij, Melinda Gates, i ka kushtuar jetën e tij përmirësimit të cilësisë e jetës për njerëzit në mbarë botën nëpërmjet Bill & Melinda Gates Foundation, “Belmont” është një tjetër shembull në të cilin themeluesi i Microsoft ka parë një mundësi për avancimin e inovacionit në botën tonë, dhe do të investojnë në të.