Aktuale
Bill Gates blen superjahtin e së ardhmes për 645 milionë dollarë
Bill Gates, personi i dytë më i pasur në botë, bleu superjahtin e së ardhmes që punon vetëm me hidrogjen të lëngshëm, çka do të thotë se emetimet e tij janë thjesht ujë.
Sipas mediave ndërkombëtare, për mjetin e lundrimit “Aqua”, Gates ka paguar 645 milionë dollarë, përcjell TCH.
Aqua u prezantua për herë të parë në Panairin e Jahteve në Monako, vitin e shkuar. Jahti është 113 metra i gjatë dhe ka vend për 14 të ftuar, 31 pjesëtarë ekuipazhi, një palestër, studio për joga, sallon bukurie, vend për masazhe dhe një pishinë në pjesën e pasme.
Gjithsesi, mjeti i ri lundrues pritet të jetë i gatshëm vetëm në vitin 2024.
64-vjeçari Bill Gates i kalon gjithmonë pushimet në jaht, por kjo është hera e parë që ai blen një të tillë.
-
Infrastrukturë2 days ago
Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren
-
Infrastrukturë3 days ago
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit? E gjitha elektrike, trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH
-
Infrastrukturë3 days ago
Mbi 74 milionë euro do të investohen në Kramovik për Parkun Solar
-
Infrastrukturë3 days ago
Ngecin punimet për ndërtimin e urës te Liqeni i Badovcit
-
Aktuale2 days ago
Cyrihu planifikon që popullsia e tij të arrijë shifrën prej 2 milionë
-
Infrastrukturë3 days ago
Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës
-
Infrastrukturë3 days ago
Një rolete e projektuar mirë përmirëson efikasitetin energjetik të një ndërtese
-
Infrastrukturë3 days ago
Neom siguron mbështetje financiare prej 2.7 miliardë dollarësh