Aktuale
Bienalja e Arkitekturës në Kosovë, laureatët e të gjitha kategorive dhe çmimi special

Bienalja e parë e Arkitekturës në Kosovë u mbajt të mërkurën mbrëma në një audiencë të gjerë arkitektësh, kryetarë komunash e ministra të Kosovës.
Një garë që ka filluar muaj më parë, u finalizua për projektet më të mira arkitektonike, në 13 kategori, pasi njëra nuk ka pasur asnjë propozim dhe është eleminuar, ajo e agroekonomisë.
Mbrëmja është hapur nga moderatorja e cila ngriti problemin e licencimit të arkitektëve, teksa kryetari i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, Arianit Loxha falenderoi të gjithë për pjesëmarrjen, duke e përfunduar fjalën e tij me një shprehje të Mies Van der Rohes.

“Kur e kanë pyetur se ‘çka është arkitektura?’, në mes tjerash ai përgjigjet ‘arkitektura është gjuhë.. dhe nëse e zotëron mirë gramatikën atëherë mund të bëhesh prozator, por nëse vertëtë e zotëron shumë mirë atë, atëherë mund të jesh edhe poet”, citoi Loxha.
Çmimin kryesor të mbrëmjes e mori Astrit Nixha me projektin për KlanKosovën, të dytin çmim e mori Arianit Loxha me projektin për Pallatin e Drejtësisë, kurse çmimin e tretë e mori Ilir Murseli me Vilën në Sofali.


Ndër të tjera, aty u nda edhe Çmimi special Bashkim Fehmiu, të cilin e ndau arkitekti Sali Spahiu për një nga arkitektet e para femra nga Prizreni Hysnije Hisari.

Më poshtë keni të gjithë laureatët e çmimeve nëpër kategori (kliko mbi kategori dhe mund të shihni projektet konkurruese):
- Shtëpi individuale në Sofali – Ilir Murseli & Luca Gazzaniga
- Vila DAKA – Ilir Gjinolli, Ardita Byci-Jakupi dhe Arbenita Ymeri-Rexhepi
- Arcadis 1 – Naim Matoshi
Ndërtesa më e mirë administrative
- KlanKosova – Astrit Nixha
- Ipko Telecom HQ – Ilir Murseli
- Pallati i Drejtësisë – Arianit Loxha
Ndërtesa më e mirë arsimore-edukative
- Shkolla MODEL – Ilir Gjinolli, Ardita Byci-Jakupi dhe Arbenita Ymeri-Rexhepi
- Shkolla e Gjelbër – Ilir Gjinolli, Ardita Byci-Jakupi dhe Arbenita Ymeri-Rexhepi
- American School of Kosovo – Ideal Vejsa & Vlatko Korobar
Ndërtesa më e mirë për art dhe kulturë
- KlanKosova – Astrit Nixha
- Biblioteka Rajonale – Ilir Gjinolli, Ardita Byci-Jakupi dhe Arbenita Ymeri-Rexhepi
Ndërtesa më e mirë hotelerike-shërbyese
- Hostel Mami – Ideal Vejsa | Madem Group
Ndërtesa më e mirë industriale
- Mercedes Benz (Servis dhe Shoëroom) – Ardit Jedrashi | Diarko
- M&S Sillosi – Astrit Nixha
- TherandaMarket – Arianit Loxha & Behar Dyla
- Tregu i luleve – Arton Qorri
Ndërtesa më e mirë mjekësore-sociale
- American Clinic – Xhemil Shehu & Gent Hasimja | Shehu Architects
- Omni Sports Hall – Arianit Loxha & Behar Dyla
- ReGreeneration – Jeta dhe Selim Bejtullahu
Projekti më i mirë urban/peisazhor
- Kodra e Diellit 2 – Arianit Loxha & Behar Dyla
- Parku i Qytetit – Ilir Gjinolli, Ardita Byci-Jakupi dhe Arbenita Ymeri-Rexhepi
- Plani Rregullues Urban “Brekoc” – Ilir Gjinolli, Ardita Byci-Jakupi dhe Arbenita Ymeri-Rexhepi
- Klan Teatri – Astrit Nixha
- Getsby Eat and Drink – Valon Bllaca
- Koorporata Buqaj – Adriatik Bytyqi
Projekti më i mirë në intervenim të banesave
- KlanKosova – Astrit Nixha
- ProCredit Bank – Ideal Vejsa
- Konsullata Turke në Prizren – Arianit Loxha & Behar Dyla
- Shtëpia për të Moshuar – Ilir Gjinolli, Ardita Byci-Jakupi dhe Arbenita Ymeri-Rexhepi
- AC 7 – Ideal Vejsa
- Umbau und Erweiterung Kulturzentrum – Labinot Boçolli, Altin Ramabaja, Arion Thaqi
