Featured
Bie numri i vdekjeve në vendin e punës, rritet vetëdijesimi
Puna në sektorin e ndërtimtarisë përbën rrezik të vazhdueshëm për punëtorët, nëse nuk i kushtohet rëndësi e madhe sigurisë gjatë punës.
Ndër vite sektori i ndërtimtarisë prinë me rastet e vdekjeve në vendin e punës. Mirëpo, numri i rasteve të tilla këtë vit ka rënë. Gjatë sezonit të verës, kur sektori i ndërtimtarisë ka më së shumti punë, ka ndodhur 1 rast i vdekjes në vendin e punës.
E, shkaktar për këtë rënie të këtyre rasteve, kryeinspektorit Basri Ibrahimi në një intervistë për Ndërtimi.info ka thënë se puna e Inspektoratit të Punës.
“Për shkak se fillimi i vitit ishte goxha i zi, sepse pati vdekje ne vendin e punës shumë më shumë s enë vitet e tjera, në fillim të vitit. Fatmirësisht ky trend u ndërpre, por edhe kjo ishte një arsye që ne t’i përkushtohemi më shumë sektorit të ndërtimtarisë dhe kemi inspektu si kemi thënë dhe si është në planin e punës, prej qershorit deri në shtator janë inspektu ekskluzivisht kompanitë ndërtimore. Fati i mirë që vetëm, një vdekje është në vendin e punës prej majit deri në shtator. Besoj që ky ka qenë një rezultat edhe i punës tonë”, ka thënë ai.
Ai, ka thënë se rezultat i kësaj nuk është vetëm puna e inspektorëve, por edhe vetëdijesimi i punëdhënësve dhe i punëtorëve, ku këta të fundit kanë adresuar disa ankesa kundrejt punëdhënësve të tyre.
Ai, ka bërë një krahasim të shifrave të të vdekurve në vendin e tyre të punës, që nga viti 2014.
“Në vitin 2014 dhe 2015 i kemi pasur nga 17 raste të vdekjeve në vendin e punës, vitin 2016 ka rënë në 9, këtë vit është 10. Në vitet e kaluara vdekjet më të mëdha në vendin e punës, pjesa më e madhe kanë qenë në ndërtimtari. Këtë vit fatkeqësisht për të tjerët e fatmirësisht për ndërtimtarinë sepse 4 raste të vdekjeve në vendin e punës i kemi jashtë ndërtimtarisë. Ky është një rezultat që na ikurajon të punojmë në këtë drejtim”, ka thënë ai.